Connect with us

Aktualitet

Po mbytej në lumin Kir, FNSH operacion për shpëtimin e qytetarit

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një person në lumin Kir, i cili rrezikonte të mbytej. Mësohet se personi ka tentuar të kalojë nga njëri krah i lumit në tjetrin, por rritja e nivelit të ujit si pasojë e reshjeve e ka vënë në rrezik.

Banorët e zonës kanë dhënë alarmin dhe kanë lajmëruar FNSH-në. këta të fundit kanë ndërhyrë dhe e kanë shpëtuar personin në fjalë.

Aktualitet

U kap me 17 kg drogë në furgon, 6 vite burg për shqiptarin në Itali

Drejtësia italiane ka caktuar 6 vite burg për Gentian Subashin, një prej dy shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni nga policia për të luftuar trafikun e drogës në Itali.Ai akuzohet se së bashku me kushëririn e tij, ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 79 mijë doza.Bashkë me Subashin u arrestua edhe kushëriri i tij, por procesi i gjykimit për të ka qenë ndryshe.

Continue Reading

Aktualitet

Tentoi të vidhte dy turistë të huaj, pranga 19 vjeçarit në Sarandë

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për tentativë vjedhjeje.Sipas policisë, i riu nga Saranda ka tentuar që të vjedhë sendet personale të dy turistëve të huaj.Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Gjashtë” në Sarandë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet e pajetë 17 vjeçarja në Roskovec, dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Roskovec, ku një 17 vjeçare është gjetur e pajetë. Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës, e cila dyshohet se është vetëvarur.Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në fshatin Suk. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Furgoni dyshohej se kishte sende të paligjshme, zbulohen 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

Zbulohet drogë në portin e Durrësit. Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine.Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se kokaina ishte paketuar në qese vakumi.

Continue Reading

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm por me temperatura të larta! Si parashikohet të jetë kjo e shtunë

Kjo e shtunë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, pasi në zonat veriore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të dendura.

Në vendet që do të ketë vranësira, pritet gjithashtu të ketë reshje shiu.

Vranësirat pritet të përfshijnë gjatë ditës të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, me vlerat ditore nga 8-29 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 35 km/h, duke shkaktuar dallgëzim deri në 2 ballë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING