Bota
“Po përgatitet rezoluta e OKB-së”/ Rubio: Dërgimi i një force shumëkombëshe në Gazë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi sot se zyrtarët amerikanë kanë marrë informacione për një rezolutë të mundshme të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare që do të autorizojë dislokimin e një force shumëkombëshe në Rripin e Gazës.
Rubio tha se çështja do të diskutohet të dielën në Katar, ku ai ndodhet pas një vizite në Izrael, përpara se të udhëtojë drejt Azisë.
“Shumë vende që kanë shprehur interes për të marrë pjesë, qoftë financiarisht, ushtarakisht, apo në të dyja format, do të kenë nevojë për një rezolutë të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare, pasi kështu e kërkon legjislacioni i tyre i brendshëm,” – tha Rubio.
Ai shtoi se një grup i posaçëm ndërkombëtar po punon aktualisht për hartimin e projekt-rezolutës, e cila pritet të përcaktojë mandatin dhe strukturën e forcës ndërkombëtare që do të ndihmojë në ruajtjen e armëpushimit dhe stabilitetit në Gazë.