Connect with us

Shkrime

Po ti Albin, kë po përkëdhel…?

Nga Kimete Berisha

– Albin Kurti u ankua pse Perëndimi po e përkëdhel Serbinë.

– U bë xheloz, prandaj flet palidhje, se nuk do t’i pengonte që Perëndimi po e përkëdhel Serbinë, sikur Perëndimi ta përkëdhelnin edhe atë.

– Përveç problemeve me lëmime e me përkëdhelje, Albin Kurti e akuzoi Perëndimin për padrejtësi ndaj Kosovës.

– Se, edhe kjo është pabarazi, dikë ta lëmojnë e dikë jo…

– Kryeministri i popullit më fukara në Evropë, po i tregon Perëndimit se kë duhet ta përkëdhelin…

po e ofendom Amerikën dhe Gjermaninë si mazohiste që e pëlqejnë sadizmin serb dhe e përkëdhelin…

– Kë e përkëdhelin Perëndimi është punë për ta, por shiko ti veten se kë po e përkëdhel ti!

– Po i përkëdhel hajnat e kriminelët, s’ka hajn e hajneshë që nuk e ka rehabilituar, dhe nuk është distancuar nga asnjë rast korruptiv të ministrave të tij, madje as nga vjedhja e rezervave të miellit, që është hajnia më banale dhe më johumane që ka ndodhur deri më sot.

– Çka kanë bërë me paratë e rezervave miellit?

– Ku i kanë lënë?

– Perëndimi nuk po e vjedh popullin e tij, e t’a përkëdhel Serbinë në dëm të popullit të vet, dhe Perëndimin nuk po e vjedh Serbia…

prandaj kjo nuk auhet përkëdhelje, kjo quhet përpjekje e Perëndimit për pajtim me një shtet që dikur e ka bombarduar hatri i viktimave shqiptare, që kur u çliruan e shkatërruan vendin e tyre …

u bën armiq të vetëvetes.

– Pra, për dallin nga Perëndimi, Albin Kurti po i përkëdhel hajnat e popullit të vet!

– E, a ku shkon më ulët se sa që e ‘përkëdhel’ Dejona Mihailin, gestapon qesharake, portretizimi i rrejshëm dhe i frikshëm i së cilës dëshmon se Vetëvendosja nuk është veç e shqiptarëve.

Sikur nuk varet krejt prej Albin Kurtit, Vetëvendosja!

– Ajo sot hyri në prokurorinë speciale me pallto të zbërthyer, e doli me pallto të mbërthyer nga ethet e së premtes!

– Qeveria Kurti është e korruptuar, është e çuditshme, si një familje e madhe mafioze antiperëndimore aë po e zyrtarizon nepotizmin, korrupsionin dhe tenderët njëburimor….

– Është horror kur i dëgjon ministrat e Kurtit duke thënë se është normale ta punësosh familjarin tënd dhe t’ia japësh milionat e buxhetit familjarit tënd.

E ai kryesori i antikorrupsionit është ‘i tyre’ dhe kështu, drejtësia u bë punë qejfi…

– E Presidentja Osmani e ka thelluar rivalitetin me homologun e saj Putinin.

Osmani tha se Serbia luan sipas melodisë së Putinit!

– Edhe?

Presidentia që u bë interpretuese e ëndrrave serbe!

– Sipas Albin Kurtit, Serbia na e mori edhe Amerikën dhe Gjermaninë.

– Por, Amerika nuk është veç e Kosovës…

dhe se Albin Kurti e humbi Amerikën, e jo Kosova.

– E Kosova?

Ti pse nuk i shikon yjet e t’ua kah bien, pse nuk e pyet veten se pse Kosova i humbi të gjjthë:

– Kosova e ka humbur edhe Shqipërinë.

Bile Edi Rama e kish mbi tavolinë një kukull me figurën e Putinit e jo të Vjosës!

P.S. Nëse s’është kështu, si është?

Advertisement