Aktualitet
Policëve t’u bëhet testi i drogës/ Balliu: Jemi goditur me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve
Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës së djeshme të opozitës, deputeti demokrat Klevis Balliu tha se “dhuna ishte një nga aktet më kriminale”.
“Të bëhet testi i drogës për policët që marrin pjesë në këto tubime. Është një nga aktet më kriminale të para ndonjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe deputetëve që janë goditur me shkopa gome. Janë goditur me spraj që përdoret për arinjtë, e kanë kombinuar edhe me lëndë të tjera, siç është gazi lotsjellës. Operacione të helmit të politikës së Partisë Socialiste. Ajo ndërhyrje do marrë përgjigjen që meriton. Do kemi zero mëshirë për kriminelët që kanë dhunuar mbrëmë.”- tha Balliu.
11 militantë të PD-së janë arrestuar pas protestës me molotovët që u hodhën në drejtim të Kryeministrisë.
Të arrestuarit janë edhe në mesin e grupit të zjarrit, pasi 4 prej tyre janë kapur në flagrancë me çantat e mbushura plot me molotovë, pranë Kuvendit, teksa 15 jane nën hetim, mes tyre Klevis Balliu e Aulon Kalaja.
Ndërsa militantët ishin ende në terren, policia sekuestroi edhe 45 bomba molotov të pashpërthyera, një tjetër strategji e Hitës që solli dështimin e skenarit të grupit të zjarrit për të sulmuar parlamentin pasi mbetën pa municione. Jo vetëm kaq, por kjo strategji e re e Hitës, ndryshe nga protestat e mëparshme kur militantët liroheshin, tashmë do t’i mundësojë Gjykatës prova për t’i mbajtur në qeli