Aktualitet
Policia shoqëron disa të mitur: Në komisariat do jen në praninë e prindit dhe psikologut
Policia ka shoqëruar disa persona në Kukës pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës. Mes personave të shoqëruar ka edhe të mitur, për të cilët autoritetet kanë parashikuar procedura të veçanta, në përputhje me rregullat për trajtimin e tyre.
Sipas Policisë, të miturit nuk do të futen në ambientet e komisariatit pa praninë e prindit dhe të një psikologu. Ndërkohë, uniformat blu po vijojnë veprimet për dokumentimin e incidenteve dhe sqarimin e rrethanave në të cilat janë regjistruar aktet e dhunës.
Deri në këtë moment, nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi numrin e personave të shoqëruar dhe përfshirjen e tyre konkrete në incidentet e ndodhura në qytet.