Connect with us

Bota

Politologu Kupchan: Trump ndodhet në telashe, Irani e di dhe për këtë arsye ndihet i fortë

“Presidenti amerikan Donald Trump po e ndjen goditjen në qafë. I shtypur nga presioni publik dhe çmimi i naftës, ai po kërkon një rrugëdalje shumë të shpejtë, por kjo po e ekspozon atë ndaj negociatave me Teheranin nga një pozicion gjithnjë e më shumë i dobët” – Keshtu e pershkruan situaten Wall Street Journal.

“Iranianët e dinë mirë se Trump është në telashe”, tha për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ Charles Kupchan, ish-këshilltar i presidentit Obama.

“Situata është kthyer kundër tij. Trump mendoi se regjimi do të shembej brenda pak ditësh dhe se ai do të hynte në histori si i vetmi president i aftë për të mposhtur Iranin. Në vend të kësaj, ai nxiti krizën më të madhe energjetike të kohës sonë, shkeli premtimin e tij për të mos u përfshirë në luftëra të zgjatura dhe përkeqësoi koston e jetesës. Tni Trump ndihet i bllokuar dhe dëshiron një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se zgjedhjet e mesit të mandatit të jenë shumë afër” – deklaroi Kupchan, duke theksuar se Trump do nje marreveshje që do ti lejojë të thotë se e ka eliminuar kërcënimin që e shtyu atë të shpallte luftë.

“Trump tani shpreson të sigurojë diçka për uraniumin e pasuruar dhe synon të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, duhet thënë se, si para ashtu edhe gjatë konfliktit, ai e ndryshoi historinë e tij shumë herë rreth asaj se cili ishte kërcënimi i vërtetë që e shtyu drejt luftës. Çështja e programit të raketave të Iranit dhe mbështetja e Ajatollahëve për milicitë në Lindjen e Mesme, ende mbetet. Në këtë pikë, kam frikë se shanset për të arritur një situatë më të mirë se para luftës janë mjaft të pakta.- potencoi politologu amerikan, duke shtuar se Trump është kryesisht i interesuar në rifillimin e lëvizjes së anijeve në Hormuz, por nga ana tjeter ai nuk e mbeshtet nismen e vendeve te BE-së të mbledhur në Paris.

“Ai është i zemëruar dhe i ndjeshëm, prandaj sulmoi kryeministren Giorgia Melonin dhe Papën. Kjo është një shenjë se ai ndihet më i dobët.” – tha Charles Kupchan. Sipas tij, “Iranianët e kanë kuptuar se janë në telashe dhe se Hormuzi u jep atyre një ndikim të konsiderueshëm, kështu që ata po mbajnë një qëndrim të ashpër.”

Advertisement