Kronike
‘Porsche’ luksoze që i mori jetën 17 vjeçarit, i riu po kthehej nga puna
Personi që shihni në foton e mësipërme është Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi jetën orët e para të mëngjesit pas një aksidenti tragjik në Vlorë. Sipas informacioneve, i riu po kthehej nga puna si kamarier, duke drejtuar një motomjet, ku edhe u përplas për vdekje nga një automjet luksoz tip “Porsche”, që lëvizte me shpejtësi të lartë në mes të rrugës.
Aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 01:30. Sipas burimeve paraprake, shoferi teksa po udhëtonte me automjetin tip “Porsche”, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë dhe ka aksidentuar për vdekje të riun teksa po kalonte rrugën.