Connect with us

Kronike

Prag tragjedie/ 62-vjeçari plagos me thikë 60 vjeçarin, i shkon në dyqan dhe tenton të vrasë

Qazim Cahani, 62 vjeç është arrestuar në në Has, pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Cahani dyshohet se ka patur një konflikt për motive të dobëta me të plagosurin, sherr i cili ka ndodhur para dyqanit të 60-vjeçarit. Në debat e sipër 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë 60-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa autori pritet të japë dëshminë për të zbardhur detaje nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme

Advertisement