Connect with us

Kronike

Prag tragjedie/ Të shtëna me armë pas konfliktit të dy personave

Policia njofton se gjatë orëve të natës të 18 korrikut, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Vaun e Dejës.

Në fshatin Barbullush, dyshohet se gjatë një konflikti mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendngjarja, ka qëlluar me armë në ajër. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement