Kosova
Pranohet dorëheqja e Vulin/ Zbulohen mesazhet e fshehta dërguar nga Moska
…….Nikola Lunic, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, tha për median serbe Danas se takimi i Zëvendëskryeministrit serb, nongrata Vulin, me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin dhe veçanërisht mesazhet që u dërguan, me siguri do t’i shqetësojnë partnerët si në BE ashtu edhe në NATO.
“Trazirat aktuale gjeopolitike dhe histeria e politikës së jashtme si pasojë nuk do të lënë hapësirë për mbrojtjen e interesave të Serbisë ndaj deklaratave të tilla të forta si aleanca me Rusinë. Krahas diskreditimit të parimeve dhe vlerave evropiane duke pranuar përpilimin e listave për delikte verbale, tani Vulin ka shkuar një hap më tej dhe ka kompromentuar neutralitetin e deklaruar ushtarak dhe orientimin e politikës së jashtme të Serbisë” – deklaroi Lunic.
Sipas tij, pozita gjeografike e Serbisë është faktor vendimtar në pozitën e saj gjeopolitike dhe se
“Por qëndrime të tilla mund të interpretohen si hipokrizi nëse nuk ka përgjegjësi për deklaratat radikale të zyrtarëve të lartë. Në këtë moment deklarata e Vulin-it për aleancën mes Serbisë dhe Rusisë nuk mund të tolerohet dhe kryeministri duhet të “pranojë” urgjentisht dorëheqjen e tij”- vlerësoi Lunic.
Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen se “nuk duhet harruar se Aleksandar Vuçiq ka legjitimitet politik të padiskutueshëm dhe se një rënie e mundshme “aksidentale” nga një ndërtesë shumëkatëshe do ta destabilizonte Serbinë dhe ndoshta edhe rajonin për një kohë të gjatë”.
“Ky është pikërisht interesi i Rusisë dhe presidentit të saj në këtë moment – diversifikimi i konfliktit n Ukrainë” – potencoi Lunić.