Bota
Presidenti i Iranit: Askush nuk do të na privojë nga të drejtat tona bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka asnjë justifikim për t’i hequr Iranit të drejtat bërthamore, citohet të ketë thënë presidenti iranian, Masoud Pezheskian, sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje mbi çështjet bërthamore.
“Trump thotë se Irani nuk mund të ushtrojë të drejtat e tij bërthamore, por ai nuk thotë për çfarë krimi. Kush do ta privojë një komb nga të drejtat e tij?”, thuhet se tha z. Pezheskian.
Një korrespondent i rrjetit arab Al Jazeera raporton nga Teherani se ndjenjat janë të përziera midis qytetarëve iranianë.
Kishte një shpresë – sado të vogël – që një zgjidhje e negociuar mund të rezultonte në një paqe të qëndrueshme për iranianët. Kjo erdhi ndërsa kishte bisedime për një marrëveshje të mundshme gjithëpërfshirëse midis Iranit dhe SHBA-së, që do të nënkuptonte heqjen e sanksioneve dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve që janë përballur me vite të tëra sanksionesh ndërkombëtare, thotë ai.
Tani ekziston një ndjenjë frustrimi dhe pasigurie për rrugën përpara. Ne e dimë, shton ai, se iranianët janë shumë të shqetësuar, jo vetëm për hijen e luftës, por edhe për elementin e surprizës, madje edhe gjatë këtij armëpushimi.