Pinknews
Princ Leka bëhet sërish baba, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre, zbulohet emri
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali këtë të premte, 10.07.2026.
Gjithashtu është zbuluar edhe emri i vogëlushit, teksa çifti ka vendosur ta quajë Aleksandër.
Sipas informacioneve, vogëlushi lindi rreth orës 05:30. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, mëson se si nëna ashtu edhe foshnja raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Djali i Princit ka lindur me peshë 3150 gramë, teksa gjatësia është 49 centimetra i gjatë.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan martesën në një ceremoni private.
Për Princ Lekën, Aleksandri është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.
