Connect with us

Bota

Pro-rusët i kërkojnë ndihmë Moskës për evakuimin e civilëve

Ofensiva ukrainase përshpejtohet në frontin jugor. Trupat ruse po humbasin fuqinë dhe kontrollin e disa zonave të aneksuara ilegalisht nga Moska vetëm dy javë më parë. Një zëdhënës ushtarak tha se forcat e Kievit kanë rimarrë pesë vendbanime në zonë.

Në një mesazh, guvernatori i përkohshëm i rajonit Kherson, Vladimir Saldo, u kërkoi autoriteteve ruse të organizojnë evakuimin e banorëve në rajone më të sigurta për shkak të sulmeve të përditshme me raketa ukrainase.

Qendrat e çliruara të popullsisë tani janë në gjendje të tmerrshme. Shkollat, shtëpitë, spitalet, linjat e energjisë elektrike dhe tubat e ujit janë shkatërruar.

Në këtë skenar, Rusia vazhdon me bombardime masive. Në kryeqytetin Kiev, janë rishfaqur dronët e frikshëm Kamikaze të prodhuar nga Irani.

Rusët goditën gjithashtu zona të banuara në Mykolaiv, ku një ndërtesë 5-katëshe u dëmtua rëndë. Në luftë me kohën janë vullnetarët dhe ekipet e emergjencës

FOTOGALERI

📸 Ukrainasit e ngujuar në gjendje të dëshpëruar në Bahmutin e rrethuar 👇
Teksa në vijat e frontit në lindjen e Ukrainës po zhvillohen luftime të ashpra, banorët e ngujuar në Bahmut po pyesin veten se si do t’i mbijetojnë muajve të dimrit pa rrymë dhe pa ujë

A destroyed apartment remains in the frontline town of Bakhmut in the Donetsk region on October 11, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. – This week’s Russian missile attacks on power plants threaten cities across Ukraine with blackouts, but many frontline communities have been under shellfire and without power or water for months. The wine-making and salt-mining down of Bakhmut, in the eastern region of Donetsk, is still held and grimly defended by Ukrainian forces, but its desperate residents have

Edvard Skoryk, 30, from the Ukrainian humanitarian group Vostok SOS, helps Ivan Solovyankov, 90, to evacuate from his apartment in Bakhmut, eastern Ukraine on October 7, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. – Russian forces are advancing on Bakhmut, threatening to take some of the shine off weeks of Ukrainian victories, and life is becoming more desperate for the eastern town’s hard-pressed residents. (Photo by Yasuyoshi CHIBA / AFP)

A man crosses the destroyed bridge with water bottles in the frontline town of Bakhmut in the Donetsk region on October 11, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. – This week’s Russian missile attacks on power plants threaten cities across Ukraine with blackouts, but many frontline communities have been under shellfire and without power or water for months. The wine-making and salt-mining down of Bakhmut, in the eastern region of Donetsk, is still held and grimly defended by Ukrainian forces, but its d

Mykola, 66, who was diagnosed with lung cancer five months ago, lies beside a pot placed on the bed to collect leaking water from a damaged roof by shelling at his home without basic services in the frontline town of Bakhmut, in the Donetsk region on October 11, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. – This week’s Russian missile attacks on power plants threaten cities across Ukraine with blackouts, but many frontline communities have been under shellfire and without power or water for months. The wine

Local resident Oleksandra Pylypenko, 67, holds grapes that she harvested at her home in the frontline town of Bakhmut, in the Donetsk region on October 11, 2022, amid the Russian invasion of Ukraine. – Separatist forces in the conflict-torn Donetsk region said they had retaken a series of villages near the Ukraine-controlled industrial town of Bakhmut, which has been under Russian shelling for weeks. (Photo by Yasuyoshi CHIBA / AFP)

Bota

“Kievi i ka mohuar Putinit qëllimin kryesor”/ Blinken: Ukrainasit nuk janë vetëm, SHBA do të qëndrojë pranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse, nga ku ka theksuar se ukrainasit “nuk janë vetëm”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor, fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai shtoi se Ukraina gjithashtu ia doli të ndalojë sulmin e Rusisë ndaj Kievit.

 

 

“Ne do t’ia vështirësojmë punën Rusisë që t’ju godasë”, tha Blinken, duke shtuar se “koha është element thelbësor”.

Continue Reading

Bota

Aksident i rëndë në Florida, tetë të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.

Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital – tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë

 

 

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Continue Reading

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading

Bota

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Rusia bombardon Kharkivin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia “po arrinte sukses taktik” pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një “kundërsulm” ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING