Connect with us

Lifestyle

Probleme që mund të shkaktohen në fytyrë nëse nuk e pastroni grimin

Ndonjëherë është e vështirë të ndiqni me besnikëri këtë këshillë, veçanërisht nëse jeni shumë të lodhur ose nuk keni energji pas një dite të ngarkuar, por është e nevojshme nëse dëshironi të mbani lëkurën tuaj të pastër dhe me shkëlqim.

Megjithatë, të gjithëve, të paktën një herë në jetë, na ka zënë gjumi të grimuar, ose e kemi lënë pas dore qëllimisht, duke menduar se asgjë nuk do të ndodhë nëse të nesërmen në mëngjes e lajmë grimin. Problemi është se, për fat të keq, gjumi me grim, veçanërisht nëse ndodh shpesh, mund të ketë pasoja të padëshiruara në lëkurën e fytyrës. E njëjta gjë ndodh me heqjen (jo të plotë) të grimit me peceta të lagura dhe jo me produkte speciale pastrimi ose me pastrim të dyfishtë.

Qerpikët tuaj vuajnë dhe sytë tuaj irritohen

Efekti numër 1 që në fakt mund ta shihni menjëherë janë acarimet e ndryshme rreth syve si dhe qerpikët më të dobët. Më konkretisht, nëse nuk i lani mirë sytë nga lapsat dhe hijet, është e mundur që produktet të hyjnë në sytë tuaj gjatë gjumit dhe t’i irritojnë ata, duke shkaktuar skuqje dhe ndoshta edhe infeksion dhe ënjtje të qepallave.

Përveç kësaj, nëse nuk e hiqni mirë maskarën, rrezikoni të shkaktoni acarim si te qepallat ashtu edhe te vetë qerpikët, gjë që mund të çojë në blefarit, infeksione e deri te qerpikët e dobët.

Akne në fytyrë
E kemi thënë vazhdimisht se sa e rëndësishme është të pastroni me kujdes fytyrën çdo natë para se të shkoni në shtrat, pavarësisht nëse përdorni grim apo jo. Nëse nuk ndiqni rregullin e mësipërm, ka shumë të ngjarë që të gjitha mbetjet e grimit dhe papastërtitë/bakteret që janë grumbulluar në sipërfaqen e fytyrës gjatë ditës të mbeten në lëkurë, duke bllokuar poret, gjë që gradualisht shkakton puçrra.

Humbja e shkëlqimit të fytyrës
Një fytyrë që ka mbetje grimi dhe nuk është pastruar mirë, është e logjikshme që nuk do të duket në mënyrë perfekte rrezatuese dhe e hidratuar, siç duam të jetë. Pastrimi i shpeshtë dhe i plotë largon, ndër të tjera, qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe më të shndritshme.

Sigurisht, nuk mund të themi se të gjitha sa më sipër do t’ju ndodhin nëse harroni të hiqni një herë grimin, por nëse është një sjellje e kthyer në zakon, është mirë të mendoni për këtë.

Lifestyle

Ja cilat janë shenjat më me fat dhe më pafat të javës

Shenjat më me fat

Tek Binjakët, Shigjetarët, Peshqit dhe Virgjëreshat e dhjetëditëshit të parë, do të jenë me shumë fat kjo pasi Mërkuri kalon te Binjakët dhe me praninë e Jupiterit atje do të bëjë “mrekulli”.

Do të keni mundësi të përmirësoni jetën tuaj personale, profesionale, por gjithashtu do të keni mundësi të zgjidhni çështjet e marrëdhënieve tuaja, për të gjithë ju që jeni përballur me probleme kohëve të fundit.

Nga ana tjetër, Peshqit dhe Demi të lindur në fund të dhjetëditëshit së tretë, dijeni se… qiejt janë të hapur dhe dëshirat apo lutjet tuaja do të realizohen.

Shenjat më pafat

Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha, Peshqit, Demi, Akrepi, Luani dhe Ujori i dhjetëditëshit së dytë, nga data 5 e muajit e në vazhdim do të përballeni me disa çështje paksa të vështira .

Venus-Saturni, do t’ju presë krahët, do t’ju kufizojë dhe do t’ju bëjë shumë presion personal, profesional, familjar dhe financiar, por dhe emocional.

Nevojat janë të parat, dëshirat do të zhduken ose shtyhen për më vonë, pasi do t’ju kërkohet të përballeni me problemet dhe të gjeni zgjidhje, gjë që ndoshta duket e vështirë në këtë fazë të veçantë.

Për njohje dhe kontakte të reja, në këto rrethana, nuk është nevoja, përveç nëse kërkoni një problem më shumë…

Continue Reading

Lifestyle

Përveç ujit, gjatë verës janë të rëndësishme për hidratimin edhe këto fruta

Djersitja e vazhdueshme, gjatë stinës së temperaturave te larta, e bën ujin të domosdoshëm, por jo vetëm. Edhe frutat e stinës janë po aq të domosdoshme. Disa prej tyre, kanë efekte hidratuese më shumë se të tjerat.

Në krye të listës së frutave të verës është shalqini dhe pjepri. Fakti që të dy frutat janë të pasura me ujë dhe një nga burimet më të pasura të likopenit, i bën ato të pazëvendësueshme. Veç të tjerash, ndihmojnë veshkat dhe sistemin urinar.

Fruta të tjera që nuk duhet t’i mungojnë sallatës së frutave në verë janë të gjithë ‘anëtarët’ e familjes së manaferrave. Mjedrat, boronicat, manaferrat e egra etj, janë të pasura me vitamin C, klium, acid folik dhe fibra.

Pjeshkët, kajsitë dhe nektarinat janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës A dhe B12. Gjatë verës, konsumi i këtyre frutave ndihmon gjithashtu pigmentin dhe shëndetin e mirë të lëkurës.

Continue Reading

Lifestyle

Njihet si ‘mpirja e trurit’, ja pse ndjeni dhimbje kur konsumoni akullore apo ndonjë gjë shumë të ftohtë

Është shumë e zakonshme në verë, kur zgjidhni të hani një akullore ose të pini një granitë të freskët, të ndjeni papritur një dhimbje intensive, shpuese në kokë, veçanërisht pas syve, e njohur edhe si “ngrirja e trurit”.

Kjo ndodh sepse kur hani ose pini diçka të ftohtë, temperatura e qiellzës suaj bie dhe enët e gjakut ngushtohen nga ftohja.

Pothuajse menjëherë pas kësaj, enët e gjakut zgjerohen dhe gjaku nxiton në atë zonë, ndërsa trupi juaj përpiqet të rregullojë temperaturën e tij, pra të ngrohet. Ky zgjerim i papritur i arterieve transmetohet në tru si dhimbje nëpërmjet nervit trigeminal, i cili degëzohet në mes të fytyrës dhe ballit, shpjegojnë ekspertët.

Në fakt, fëmijët dhe njerëzit e prirur ndaj migrenës kanë një rrezik më të lartë për të përjetuar një dhimbje koke të shkaktuar nga i ftohti, sipas ekspertëve nga Johns Hopkins Medicine.

Çfarë duhet bërë kur të ndodhë

Lajmi i mirë është se ngrirja e trurit zgjat më pak se pesë minuta në 98 për qind të njerëzve.

Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni për ta përshpejtuar dhe për të marrë lehtësim më të menjëhershëm:

-Shtypni gjuhën ose gishtin e madh në çatinë e gojës.

-Pini një gotë ujë në temperaturën e dhomës.

Të dyja do të ndihmojnë në transferimin e nxehtësisë në qiellzën tuaj dhe për ta rikthyer temperaturën e gojës në normale, thonë ekspertët.

Continue Reading

Lifestyle

Kur duhet të hamë darkë që të mos shëndoshemi

    

Ngrënia e darkës vonë mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism të Shoqatës Endokrine.

Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë më të mundshme problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Disa studime tregojnë se ngrënia e kalorive vonë lidhet me obezitetin dhe sindromën metabolike.

“Ky studim hedh dritë mbi faktin se si ngrënia e vakteve të mbrëmjes përkeqëson tolerancën e glukozës dhe redukton sasinë e yndyrës së djegur. Efektet e vakteve të mbrëmjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njerëzit dhe varen nga ora e tyre e zakonshme e gjumit, gjë që tregon se disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët. Nëse efektet metabolike që kemi vërejtur me një vakt bëhen kronike, vaktet e mbrëmjes mund të çojnë në pasoja të tilla si diabeti ose obeziteti.”, shpjegon autori i studimit Dr. Jonathan C. Jun i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Studiuesit studiuan 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të parë se si reagoi metabolizmi kur e hëngrën darkën pas orës 22:00 në krahasim me orën 18:00. Të gjithë vullnetarët shkuan në shtrat në orën 23:00. Prandaj, studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin e vaktit të orës 22:00, edhe kur konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.

“Ne duhet të bëjmë më shumë eksperimente për të parë nëse këto efekte vazhdojnë me kalimin e kohës dhe nëse ato shkaktohen më shumë nga sjellje si: gjumi menjëherë pas ngrënies së një vakti apo nga ritmi cirkadian i trupit”, përfundon Dr. Jun.

Por, ajo që është e sigurt, sipas studiuesve, është se sa më herët të hamë darkën dhe sa më e madhe të jetë distanca nga koha e gjumit, rrezikohemi më pak nga një rritje e yndyrës në trup, si dhe e sheqerit në gjak.

Continue Reading

Lifestyle

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme.

Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

KARAKTERISTIKAT E NJERËZVE EMOCIONALË:

KANË NEVOJË PËR KOHË, QË TË MARRIN NJË VENDIM

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

JANË JASHTËZAKONISHT EMPATIKË

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

JANË TË BESUESHËM DHE REFLEKTUES

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

KANË NJË JETË EMOCIONALISHT INTENSIVE

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

DËGJOJNË PA RËNË NË KEQKUPTIME

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

JANË MË TË PRIRË PËR ANKTH

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

JANË INTUITIVË

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

PËRDORIN KREATIVITETIN E TYRE

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING