Connect with us

Rajon

Profesori serb: Regjimi është i gatshëm të qëllojë me armë mbi popullin e vet

Profesori i Fakultetit Filozofik në Beograd dhe sociologu i njohur, Jovo Bakiq, në një intervistë për revistën “Radar”, ka shprehur kritika të forta ndaj pushtetit aktual në Serbi, duke theksuar se regjimi serb është i gatshëm të përdorë dhunë kundër qytetarëve, përfshirë përdorimin e armëve të ndaluara gjatë protestave paqësore.

“Një pushtet që krenohet me serbizëm, përdor armë kundër serbëve, ndërkohë që ata janë duke nderuar viktimat e korrupsionit shtetëror. Kjo tregon se regjimi i sheh serbët si armiq”, tha Bakic, duke komentuar protestat e fundit të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave, sipas dëshmive të pjesëmarrësve, janë përdorur armë zanore.

Persa I perket ketyre te fundit, Bakiq theksoi se këto armë u përdorën për të shkaktuar trauma psikike dhe lëndime fizike, në momentin kur qytetarët po nderonin viktimat.

“Ky është një mesazh i qartë se regjimi është i gatshëm të shkojë deri në fund. Por ata harrojnë se edhe policët janë pjesë e këtij populli, dhe shumë prej tyre nuk do të pranojnë të mbështesin struktura kriminale,” – deklaroi profesori nga Beogradi.

Bakiq shprehu mbështetje për thirrjet e studentëve për grevë të përgjithshme dhe apeloi që shoqëria të organizohet më gjerësisht – nga punëtorët e shërbimeve publike deri te mësuesit dhe potencoi se “zgjidhja mund të jetë vetëm një – rrëzimi i regjimit. Pyetja është vetëm kur, si dhe me çfarë çmimi.”

Ai theksoi se gjithnjë e më shumë qytetarë, përfshirë botën akademike dhe kulturore, por edhe faktorë ndërkombëtarë, po e kuptojnë se pushteti serb nuk është më në gjendje të sigurojë stabilitet.

Advertisement