Connect with us

Kosova

Profeti i pamposhtur serb Vuçiç, pret dështimin e Donald Trump në Luftën e Gjirit Persik

“Dashuria politike midis Putinit dhe Vuçiqit është padyshim në krizë. Nëse nuk ndërpritet fare. Ka shumë dallime në interesat politike për momentin. Statusi i regjimit të Vuçiqit është shumë i ulët në Perëndim. E tëra çfarë po bën ai tani është ta ndryshojë këtë. Kjo është arsyeja pse municionet dhe predhat për Ukrainën thuhet se kalojnë përmes Bullgarisë. Përveç kësaj, intensiteti i marrëdhënieve shtetërore midis Serbisë dhe Rusisë po dobësohet gjithnjë e më shumë” – keshtu tha për median serbe ‘Danas’,  Zarko Koraç, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Beograd.
Nga ana tjeter, analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç deklaroi se  “Me një diplomaci dhe akrobaci të tillë, Serbia nuk do vonoje te perfundojë në rrogoz, kështu që nuk është për t’u habitur që Serbia nuk ka më asnjë aleat të sinqertë, as në Lindje dhe as në Perëndim”.
Nebojsha Vujoviç, ish-ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kujtoi deklaratën e Vuçiqit se ai “do të fshihet në ndonjë shpellë derisa të kalojnë problemet aktuale globale.
“Por ata që e njohin mirë presidentin amerikan, nuk ka fustane nën të cilin mund të fshihet Vucici per ti shpetuar gjykimit te Trump. Vucic mendon që “nëse Trump humbet luftën në Gjirin Persik, Serbia del e fituar me “shokët” Xi Jinping dhe Putin. Pra sipas Vucicit, ai mbetet një profet i pamposhtur dhe karriget e tij te lojerave diplomatike mund te  “ rrotullohen përsëri” – potencoi Nebojsha Vujoviç

Advertisement