Connect with us

Kosova

Projekti amerikan i gazit/ Osmani: Kurti i tha ‘jo’, nëse e humbasim këtë hap, Kosova kthehet 20 vite pas

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka argumentuar se duhet pranuar projekti amerikan i gazit.
Ajo u shpreh gjithashtu se, Kosova do të ishte afër suksesit të integrimit euro-atlantik, nëse bëhet pjesë e integrimit energjetik.
‘‘Kushdo që nuk pranon rreshtimin me Amerikën në këtë fazë kaq vendimtare për historinë e gjithë kontinentin evropian, unë mendoj që e dëmton vetë interesin e Kosovës. Për ne është e qartë se çfarë i duhet Kosovës. E shoh shumë afër suksesin e Kosovës sa i përket edhe integrimit euro-atlantik nëse ne e bëjmë këtë integrim energjetik me aleatët tanë. Dhe mos harroni se tani në këtë fazë, edhe armiqtë e Kosovës këtu në rajon, po tentojnë të lidhen me Amerikën, sepse se po e shohin se ka po shkon bota. Në qoftë se ne e humbasim këtë hap, dhe Serbia e fuqizon relacionin me SHBA’të, atëherë Kosova do të kthehet 20 vite prapa’’, ka deklaruar ajo mes tjerash’’, ka thënë ajo mes tjerash.
Osmani deklaroi se , sipas informatave që ajo ka, qeveria e Kosovës, i ka thënë ‘’jo’’ projektit të gazit.
‘‘Kur ka ardhur administrata Trump, projekti i parë që e ka ndërprerë ka qenë MCC, dhe jemi njoftuar se MCC ka vdekur. Kam shkuar në SHBA, jam takuar me shumë zyrtarë përfshirë edhe me kongresin, dhe pas insistimit të madh dhe takimeve të gjagta që ky projekt të vazhdojë për Kosovën, jam njoftuar me shkrim që për Kosovën ta vazhdojnë projektin, projektin MCC. Megjithatë jemi njoftuar në atë takim, dhe shumë të tjera, që interesimi kryesor amerikan është për gazin LNG. Në një kohë kur SHBA po tentojnë ta rrisin sigurinë e Evropës nëpërmjet edhe sigurisë energjetike, në vend të ndikimit rus, është e pafalshme që Kosova t’i thotë jo projektit të gazit amerikan. Sipas informatave që ne i kemi ashtu ka qenë përgjigja. Në korrik kur unë jam takuar me zyrtarë të DASH’it, ata pastaj kanë ardhur me takime në Kosovë, dhe unë jam njoftuar që në Kosovë kanë marrë përgjigje negative nga qeveria Kurti. Po flas për korrik 2025. Mu më kanë njoftuar pala amerikane që përgjigja që kanë marrë nga qeveria Kurti është që ata nuk e shohin lidhjen me gazin amerikan si çështje të sigurisë nacionale, në fakt më është thënë sepse s’kam qenë, që qeveria Kurti atyre u ka thënë që lidhja me Amerikën e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës’’, ka thënë Osmani

Advertisement