Connect with us

Aktualitet

Prokuroria e Durrësit kërkon sekuestrimin e 448 mijë metra katrorë, ishin shtet u tjetëruan i mori privati

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkon sekuestrim e 20 pasurive, në total 448.000m2 të cilat deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit dhe janë tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme.

Njoftimi i Prokurorise

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale.

Për këtë arsye, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive pasi gjykata pranoi kërkesat e prokurorisë mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:

1.                     Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.

2.                     Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;

3.                     Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;

4.                     Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;

5.                     Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;

6.                     Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;

7.                     Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;

8.                     Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;

9.                     Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;

10.                 Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;

11.                 Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;

12.                 Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;

13.                 Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;

14.                 Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;

15.                 Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;

16.                 Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;

17.                 Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;

18.                 Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;

19.                 Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe

20.                 Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.

Nisur në sa më lart, organi procedues ka proceduar me rregjistrimin e emrave si përsona nën hetim dhe konkretisht për punonjësit e ASHK Durrës, shtetasit L. K si zv/drejtor dhe juristët A. K. dhe M.Z. me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive. Konkretisht shtetasja A.K. duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit L. Xh. i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj. Ndërsa shtetasit M.Z. dhe zv/drejtuesi L.K. dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.

Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë. Nisur nga sa më lart, gjykata pranoi kërkesën e pprokurorisë dhe vendosi:

1.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases M.Xh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

3.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

4.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Gj.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

5.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit D.T., i dënuar, ID nr.G31031047U, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

6.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ë.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

7.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

8.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Sh.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

9.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases Sh.V. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

10.                    Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases B.B., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

11.                    Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

12.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

13.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit O.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

14.                    Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases A.K. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

15.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit M.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

16.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.K. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Aktualitet

VIDEO/ Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare kanë shpëtuar 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë porit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motor.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO/ Momentet e fundit të dy viktimave në Kurbin, zetori rrokulliset dhe…

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

 

 

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau një shqiptar në Gjermani dhe rrëmbeu një tjetër në Belgjikë, Interpol në kërkim të vrasësit turk me “armë të artë”

Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në kërkim një vrasës 30-vjeçar të quajtur, Ferhat K. Ky i fundit është cilësuar si vrasësi me “armë të artë”, pasi përdor një pistoletë ari për vrasjet e tij. Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe i qëllon viktimat e tij në kokë dhe penis, mendohet se është arratisur në Turqi.

Autoritetet gjermane pas nisjes së hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë pranë qytetit Utersen, u vunë në ndjekje të Ferhat K. si autori kryesor i dyshuar

Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar. Raportohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis. Vrasësi me “armë të artë” të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë para vendimit ai u largua drejt Turqisë.

Continue Reading

Aktualitet

Anglia nis aksionin për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që do çojë në Ruanda

Autoritetet britanike po punojnë me ritëm të shtuar për të arrestuar sa më shpejt personat që pritet të zhvendosen në Ruanda si pjesë e marrëveshjes së Britanisë së Madhe për menaxhimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë në vend.

Aksioni i policisë, është pjesë kyçe e planit për fluturimet që do të kryhen në Ruanda në 9 deri 11 javët e ardhshme duke përbërë një moment historic në planin e qeverisë për ndalimin e kalimeve me gomone në kanalin La Mansh.

Synohet që kjo politikë, t’i pengojë emigrantët të ndërmarrin udhëtime me gomone në kanalin e La Mansh duke dhënë mesazhin se ata të cilët mbërrijnë ilegalisht në vend, nuk mund të qëndrojnë.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly u shpreh se po punohet me ritme të shpejta për të mposhtur kontrabandën me emigrantët e paligjshëm. Ai dha urdhër që në kuadër të aksionit në shkallë të gjerë, të arrestohen personat të cilët nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe si rezidentë.

Transportimi i emgrantëve të paligjshëm drejt Ruandas do të bëhet me anë të avionëve. Mësohet se edhe shqiptarët që kanë mbërritur ilegalisht në Britani dhe nuk kanë dokumente qëndrimi, do të dërgohen në Ruanda.

Continue Reading

Aktualitet

Begaj takon arbëreshët në Itali: Ruajtja e identitetit shqiptar një vlerë e jashtëzakonshme, të forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri u ndal në komunat e Acquaformosës dhe Lungros në provincën e Kozencës.

Në Acquaformosa është hera e parë që një Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë dhe, për këtë arsye, drejtuesit vendor dhe komuniteti e konsideruan ardhjen e Presidentit Begaj një nderim të veçantë. Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mikpritjen arbëreshe dhe përpjekjet e bëra ndër shekuj për të ruajtur si pasuri të paprekshme trashëgiminë, ndërsa përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Italisë.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i Republikës së Shqipërisë, për të bërë detyrën time kushtetuese, për të mbrojtur e për t’ju gjendur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë, jetojnë e punojnë. Është kënaqësi e madhe që gjej një mirëkuptim të jashtëzakonshëm nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, nga Presidenti i Italisë, Matarella, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë italianë, të cilët shprehin mirënjohjen e jashtëzakonshme për vlerat e shtuara të komunitetit arbëresh dhe shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë italiane”.

Në qendër të qytetit, ku ngrihet dhe busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i bashkisë dhe arbëreshët e Acquaformosës. Ai vizitoi dhe kishën San Giovanni Bttista, e ndërtuar në vitin 1500, një ndër më të rrallat në rajonin e Kalabrisë.

 

 

Ndërsa nga Ungra, ndalesa e radhës e kësaj vizite, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkim, sipas porosisë së Gjergj Kastriotit, siç u shpreh ai: “Po te jemi bashkë, asgjë nuk na thyen. Po të jemi të ndarë, edhe një fëmijë na mund”. Presidenti Begaj vizitoi Eparkinë e Lungros, ku bisedoi me ipeshkvpin, Imzot Donato Oliverio të cilit i shprehu vlerësimin për rolin e jashëtzakonshëm që ka luajtur kisha në mbrojtjen e vlerave tona identitare.

Gjatë takimeve me drejtuesit vendor, komunitetin arbëresh dhe klerikët e komunave të provincës së Kozencës, Kreu i Shtetit theksoi nevojën e  intensifikimit të marrëdhënieve, shkëmbimit të vizitave mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

“Së pari, është detyrimi im si President i Republikës së Shqipërisë për t’ju shprehur mirënjohjen time dhe të të gjithë popullit shqiptar për atë çka bëni për ruajtjen e identitetit tuaj. Të parët tuaj, pasardhës të Skënderbeut, ikën nga viset shqiptare jo për shkak të dëshirës për t’u larguar nga atdheu, u larguan nga atdheu i tyre për shkak të pushtuesit dhe erdhën dhe gjetën një derë të hapur këtu në Italinë mike”.

Kreu i Shtetit premtoi vijimin e angazhimit të përbashkët për ruajtur dhe promovuar atë çfarë është përcjellë deri tani nga arbëreshët, gjuhën në veçanti.

Begaj2
Begaj3
Begaj4
Begaj5
Continue Reading
Advertisement

TRENDING