Connect with us

Politike

Protesta e sotme/ Bardhi: Sot dita për të qenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën që pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.

 

 

Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht

Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.

Advertisement