Aktualitet
Protesta e studentëve përshkallëzohet, thyhen xhamat e Ministrisë
Studentët dhe një pjesë e grupit të njohur si “Flamingot” janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, ku situata është përshkallëzuar në përplasje me godinën e institucionit.
Protestuesit kanë hequr gardhin metalik përgjatë trotuarit, ndërsa disa prej tyre kanë shkulur pllaka dhe i kanë hedhur drejt ministrisë, duke thyer edhe xhama. Në drejtim të godinës janë hedhur gjithashtu vezë dhe shishe.
Gjatë protestës, një pjesë e studentëve kanë arritur të hyjnë në oborrin e Ministrisë së Arsimit.