Connect with us

Aktualitet

Protesta kundër projektit në Zvërnec, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

Mijëra qytetarë shqiptarë prej ditës së dielë kanë nisur një protestë që ka kulmuar me vendosjen përballë Kryeministrisë, me thirrjet për mbrojtjen e territorit të Zvërnecit.

Protesta ka vijuar edhe me thirrjet kundër lidhjeve të krimit me qeverinë si edhe kritikat ndaj opozitës e censurës, duke mbledhur protestues të shumtë të të gjitha moshave, aktivistë e shumë të tjerë.

Përveç debatit publik në Shqipëri, protesta ka arritur të kthehet në një pikë të rëndësishme të tërheqjes së vëmendjes edhe ndërkombëtarisht.

Në faqen e medias prestigjioze britanike, The Guardian, lajmi për protestat në Shqipëri është renditur si më i lexuari së fundmi, duke ilustruar vëmendjen e madhe që ngjarja ka marrë përtej kufijve.

foto galeri

Advertisement