Connect with us

Rajon

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët shqiptarë ‘mbahen peng’ në kufirin me RMV, s’u lejohet hyrja

Sot në orën 16:30 do të mbahet protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Një pjesë e studentëve që janë nisur për në Shkup janë bllokuar në kufi me Maqedoninë e Veriut. Institucionet e Kosovës janë njoftuar nga vendi fqinj që ka rënie të sistemit të regjistrimit.

Mevlan Ademi, kryetari i protestës studentore, ka bërë thirrje që të lejohet hyrja e shqiptarëve në kufi. Ndryshe ai paralajmëron se nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë, do duhet që studentët të marshojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë.

Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan studenti.

 

Advertisement