Aktualitet
Protesta për lirinë e UÇK-së/ I pranishëm në sheshin Skëndërbej edhe babai i futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka
Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. I pranishëm në tubimin nën moton “LIRIA KA EMËR” është edhe Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës, Granit dhe Taulant Xhaka.
Ragip Xhaka është i njohur si aktivist për çështjen kombëtare, i burgosur politik, i përndjekur, emigrant, politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër. Të pranishëm në protestë janë edhe shumë Figura politike të Kosovës dhe deputetë të Partisë Socialiste nga Shqipëria.