Connect with us

Aktualitet

PROTESTE E DHUNSHME TE KUVENDI, ARRESTIME

Tensione në protestë ende pa nisur seanca plenare. Siç e kishin paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur sërish në protestë para Kuvendit. Një pjesë e deputetëve të PS ishin futur në sallë më herët, por kalimi i disa ligjvënësve të tjerë socialistë bëri që qytetarët të nisin sulmet me vezë. 5 protestues kishin arritur të kalojnë kordonin e sigurisë dhe nisën me sulme, çka bëri që policia të ndërhyrje menjëherë për shoqërimin e tyre. Mes të arrestuarve është edhe Gent Progni.
Makinës së kryetarit të Kuvendit, iu hodh miell e vezë. Ndërsa të tjerë socialistë futeshin në sallë, si Ardit Bido, Ervin Demo apo Blendi Klosi protetsuesit që ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë nga larg hodhën vezë për t’i sulmuar. Por ndryshe janë pritur deputetët e opozitës, të cilët ndërsa kalojnë pranë protestuesve dëgjohen vetëm thirrjet “opozitë e shitur”.
Një pjesë e protestuesve janë mbledhur te pjesa e hyrjes në pedonale që gjithashtu është e rrethuar me barriera metalike për t’i penguar të shkojnë te Kuvendi. Gjithashtu aty ndodhen edhe disa forca policie, teksa protestuesit po përpiqen të flakin sa më larg të mundin vezët drejt deputetëve.
Për deputetët e opozitës, protestuesit para parlamentit nuk zgjodhën sulmet me vezë e miell. Me thirrjet “opozitë e shitur”, “nuk na përfaqësoni” dhe “Rama burg, Berisha burg”, ata i përcollën teksa hynin në parlament
Policia ka shoqëruar deri tani të paktën 5 protestues që ndodheshin përpara parlamentit. Mes tyre dallohet aktivisti Gent Progni. Mësohet se ata kanë qenë brenda perimetrit të sigurisë. Ata kanë gjetur një rrugë për të hyrë brenda perimetrit pasi askush nuk i ndalon të hyjnë në ndonjë prej kafeneve në pedonale.

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë jashtë ambienteve të Kuvendit. Gjatë përplasjes është çarë gardhi metalik i vendosur nga policia për të garantuar perimetrin e sigurisë. Gjatë përplasjes policia është kundërpërgjigjur duke hedhur spray. Për pasojë janë lënduar disa protestues.

Efektivi u qëllua me gur në kokë, Goxhaj thirrje protestuesve: E kemi me parlamentin, jo me policinë

Pasi një efektiv u lëndua prej goditjes në kokë me gur nga një protestues, Dritan Goxhaj doli para tyre duke bërë thirrje të mos dhunojnë policinë.

“E kemi me parlamentin! Jo me gurë Policisë së Shtetit!”, u tha Goxhaj. Ndërkohë, dëgjohet edhe një protestuese që u thotë: “Jo me djemtë, jo me çunat, jo me policinë!”

Protesta para parlamentit/ Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

Policia ka hedhur spray me piper drejt protestuesve para parlamentit në përpjekje për t’i neutralizuar, teksa ata janë përplasur fizikisht.

Një prej protestuesve që ka pësuar efekte nga spray me piper është Luçiana Kokaj, një prej anëtarëve të grupit organizator. Disa prej të pranishmëve i kanë dhënë ujë, ndërsa po ashtu i kanë ardhur në ndihmë edhe një tjetër protestueseje që është prekur nga spray me piper.

Përplasje te protesta te Kuvendi, protestuesit konfrontohen me policinë! Heqin gardhin metalik

Protestuesit janë konfrontuar me forcat e policisë të Kuvendit. Ata kanë arritur të heqin një pjesë të gardhit metalik.

Protesta para parlamentit, protestuesja hipën te barrierat metalike, bën gjeste për heqjen e tij

Një protestuese ka hipur në barrierat metalike duke u bërtitur në fytyrë policëve që qëndrojnë pas tyre.

Me gjeste, ajo u bën policëve me shenjë nga barrierat, ndërsa më pas fillon ta shkundë gardhin fort me duar.

Autoboti me ujë afrohet te protesta para parlamentit, kthehet në shënjestrën e sulmit me vezë

Një autobot me ujë është afruar pranë hyrjes së parlamentit nga ana e pedonales, menjëherë pas kordonit të policisë.

Protestuesit nuk kanë humbur kohë dhe e kanë kthyer në shënjestër për sulmin me vezë.

Protestë e Kuvend njëherazi, PD bojkoton seancën: Të përfshihen 4 projektligjet në rendin e ditës 👇

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në Kuvend, teksa seanca nuk ka nisur ende dhe jashtë dyerve të parlamentit, ka tensione mes protestuesve e policisë.Në një reagim, grupi parlamentar i PD thotë se do të bojkotojë seancën e sotme plenare pasi mazhoranca nuk përfshiu shqyrtimin e 4 projektligjeve në rendin e ditës dhe rrëzoi mocionet me debat për rezolutën e PE dhe protestën në seancën e kaluar.
Gjithashtu thonë se nëse parlamenti vijon punimet kur jashtë ka protestë, humbet roli i tij si përfaqësues i qytetarëve.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.
Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Adriatik Lapaj shkon te protestuesit jashtë Kuvendit, ata e largojnë 😱👇
Adriatik Lapaj i është bashkuar sot protestuesve jashtë ambienteve të Kuvendit. Por duket se protestuesit nuk e kanë mirëpritur duke i kërkuar që të largohet, e duke krijuar edhe tensione. E megjithatë Lapaj nuk ka pranuar të largohet, teksa vijon të qëndrojë pranë tubuesve.

U qëllua me gur në kokë nga protestuesit, Balla poston efektivin e gjakosur: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

1782981938_policiigjakosur.jpg

Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një foto të policit të lënduar nga një gur që u qëllua prej protestuesve para parlamentit. Guri e kapi në kokë policin dhe nga fotoja e shpërndarë prej kryetarit të grupit parlamentar të PS, është momenti kur ai shoqërohet nga një koleg për të marrë ndihmë, pasi është gjakosur.

“Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shprehet Balla.

“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan ai.

Advertisement