✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

PROTESTAT NE FRANCE, 2000 STUDENTE TE ARRESTUAR

Protestat studentore në Francë janë përshkallëzuar, duke u përhapur në disa qytete të vendit dhe duke u shoqëruar në raste të caktuara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Sipas autoriteteve, 1,949 persona u arrestuan vetëm gjatë së enjtes, ndërsa 305 policë dhe xhandarë u plagosën gjatë incidenteve.

Protestat nisën me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, përfshirë mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara, gjendjen e godinave shkollore dhe rritjen e burimeve për institucionet arsimore.

Ministri i Arsimit, Edouard Geoffrey, njoftoi se rreth 400 shkolla do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimi do të vijojë online. Sipas tij, që nga fillimi i protestave janë plagosur edhe 170 studentë dhe 65 pjesëtarë të stafit arsimor.

Në disa qytete demonstratat kanë qenë paqësore, ndërsa në të tjera janë raportuar zjarrvënie, dëmtime të infrastrukturës dhe përplasje me policinë. Në Nantes, një zjarr shkaktoi dëme të konsiderueshme në shkollën e mesme Nelson-Mandela.

Protestat janë shtrirë edhe në universitete. Organizata studentore Union Étudiante raporton bllokada në rreth 30 kampuse.

Kryeministri Sébastien Lecornu ka thirrur një takim për të diskutuar krizën, ndërsa qeveria ka paralajmëruar masa ndaj akteve të dhunshme. Autoritetet kanë akuzuar edhe organizata të krahut të majtë për nxitje politike të një pjese të protestave, akuza që janë kundërshtuar nga LFI.

Ndërkohë, qeveria ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe ka paralajmëruar nisjen e një dialogu me studentët, prindërit dhe mësuesit për adresimin e problematikave në sistemin arsimor.

 

Advertisement