✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

BE DENON DHUNEN DHE SHKATERRIMET E PRONES

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestuesve që prekën edhe godinat e qeverisë dhe biznese private. Në deklaratë, dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thotë deklarata ndërsa kërkohet të respektohet e drejta e tubimit dhe shqetësimet të adresohen përmes dialogut.

Reagimi i plotë:

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.
Në protestën e dhunshme të një dite më parë, protestuesit dogjën edhe godinen e Kolegjit të Europës te Piramida.

Advertisement