Politike
PROTESTAT/ RAMA: KA SHUME PER TE REFLEKTUAR
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike. Në fokus të këtij eventi është shërbimi publik për një Shqipëri Europiane. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri edhe një koment për protestat, veçanërisht për atë të paradites para Kuvendit që u shoqëruan me akte dhune.
“Transformimi i administratës është një proces mjaft kompleks. Nuk bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz dhe po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtohemi se ligji i parë themelor i administratës sonë publike është aprovuar një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që në numrin e përgjithshëm të administratës kemi dhjetëra mijëra.
Ne kemi sot një kualitet të ri në administratën shtetërore, ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve. Duke qenë se jemi në një moment specifik, intensiv, të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni që të sjell këtu një episod nga shumë episode që ne po përpiqemi të lexojmë protestën e bulevardit. Përveç shqetësimeve të qytetarëve që unë e quaj ujin e pastër të protestës, nën atë koren e zezë ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët. Në atë rrjedhë ka shumë për të mësuar”, tha Rama.
Kryeministri tha se sistemi po lufton korrupsionin si asnjëherë më parë.
“Këta nuk janë shumica për fat të mirë, ne nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë në raporte. Bëjmë përpjekje për të kuptuar administrata. Me strukturën e antikorruipsionit dhe me ndihmën me mekanizmave të tjerë, ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve. Nuk rezulton që në spitale, norma ose normalja është kjo që thashë. Mjafton t’i ndodhë dikujt, nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë, siç ndodhi në atë momentin skandaloz. Kërkojnë shërbimin minimal. Ta kontstatosh është e rëndësishme dhe të jesh i vetëdijshëm, është gjëja më e rëndësishme. Të veprosh për ta ndryshuar, është shumë më komplekse sesa mendohet. Ashtu si lufta ndaj korrupsionit, nuk është vetëm çështje burgu. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymit e gjërave, sistemi për herë të parë, po lufton me korrupsionin.
Sistemi po lufton korrupsionin dhe jo volumtarizmi këtu dhe atje. Faktikisht, kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën. Kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Dua të jem shumë i qartë. Besoj se e kam sot mundësinë, nga maja e asaj eksperience, të them që në fund të ditës, e rëndësishme për shtetndërtimin është tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episodet e zhurmshme nuk e bëjnë sistemin. Besimi im pse Shqipëria mund ta kapërcejë me shpejtësi të pazakonshme, lidhet me faktin që Shqipëria sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencën artificiale. Ne jemi në embrion dhe kërkojmë të jemi sot një vend që pranohet në BE se ka administratë me standardet e BE. Ne kemi digjitalizimin”, tha Rama.