✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Protestuesit thyejnë derën dhe hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë

Protesta në Tiranë është përshkallëzuar më tej, duke u zhvendosur tashmë në ambientet pranë Ministrisë së Ekonomisë. Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë thyer derën e institucionit dhe kanë hyrë brenda, ku kanë nxjerrë orendi dhe u kanë vënë flakën.

Ndërkohë, edhe jashtë godinës janë regjistruar akte shkatërrimi. Koshat e mbeturinave dhe tabelat reklamuese janë përfshirë nga flakët, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Zhvillimet e fundit vijnë pas zhvendosjes së protestës nga zona e Ministrisë së Arsimit drejt Rrugës së Dibrës dhe më pas në qendër të kryeqytetit. Përshkallëzimi është shoqëruar me dëmtime të pronës publike dhe hyrje me forcë në institucione, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë për dëmet e shkaktuara apo për persona të lënduar në këtë fazë të protestës.

tri

Advertisement