Connect with us

Lifestyle

Pse pirja e tepërt e ujit është po aq e rrezikshme sa dehidratimi?

Hidratimi është një nga elementet thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë, ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lëngjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2 – 2.7 për femrat.

Si ndikon dehidratimi tek aftësitë e të nxënit? 

Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje dhe një gjendje letargjike, e cila zgjat në varësi të mungesës së ujit.

Ndikimi i tij është i fortë në çdo grupmoshë. Megjithatë, në rastin e të moshuarve, situata kërkon kujdes të shtuar. Me kalimin e moshës, rezervat e ujit në trup janë në rënie si pasojë e tkurrjes së masës muskulare. Veshkat e kanë më të vështirë që të mbajnë ujin.

Hormonet që sinjalizojnë etjen mjegullohen dhe ndodh që në këto grupmosha, njerëzit harrojnë të pijnë ujë ose mendojnë se nuk kanë etje. Përpos të tjerave, të moshuarit janë ndjeshëm më të rrezikuar nga pakësimi i aftësive të të nxënit.

Sipas ekspertëve, dehidratimi, por edhe pirja e tepruar e ujit kanë një ndikim negativ te këto tre aspekte të rëndësishme të trurit:

– Vëmendja

– Shpejtësia e përpunimit të informacioni

– Kujtesa

Ndikimi i dehidratimit ndihet shumë, sidomos te kujtesa afat-shkurtër.

Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme

Intoksikimi nga uji ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme. Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera.

Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera. Te të moshuarit, ky probabilitet është i lartë për shkak se veshkat nuk arrijnë të zbrazin ngarkesat e ujit nga trupi. Kësisoj, ata mund të përballen krejt lehtë me intoksikimin nga uji.

Një rrezik i shtuar vërehet te njerëzit që vuajnë nga veshkat, mëlçia ose sëmundjet e zemrës.

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING