Connect with us

Lifestyle

Pse shëtitja në fshat e ‘zbut’ trurin tonë

“Gjatë fundjavës do të shkoj në fshat për t’u shkëputur paksa nga rutina!”. Ky është një refren i zakonshëm i njerëzve që të lodhur nga jeta e përditshme në qytet, synojnë të kalojnë disa ditë në natyrë si një mjet shpëtimi. Dhe të gjithë e dimë se kjo gjë funksionon. Mjaftojnë disa ditë të kaluara në fshat dhe mund t’i rikthehemi jetës tonë urbane me“bateritë” tona të rimbushura. Përqendrimi absolut i njerëzve në zonat urbane po rritet më shpejt se sa dëshirohej dikur. Aktualisht, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe kjo përqindje pritet të vazhdojë të rritet. Vlerësohet se deri në vitin 2050, 7 nga 10 njerëz në botë do të jetojnë në zonat urbane. Shumë prej nesh do të kalojnë deri në 90 për qind të jetës sonë brenda ndërtesave. Jeta në qytet ka avantazhet e veta, por ajo përbën gjithashtu një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin tonë mendor.

Në fakt, çrregullimet e humorit, ankthi dhe depresioni janë deri në 56 për qind më të zakonshme në mjediset urbane sesa në ato rurale. Në trurin e njeriut ekziston një mekanizëm që e lejon natyrën të ndryshojë perceptimin tonë mbi gjërat. Ai quhet Amigdala, dhe ky ndikim është zbuluar në një studim të disa viteve më parë.

Në situata stresuese, Amigdala aktivizohet më shumë tek banorët e qytetit sesa tek njerëzit që jetojnë në zonat rurale. Amigdala është rajoni i sistemit nervor përgjegjës për kontrollin e emocioneve dhe ndjenjave. Dhe kjo i jep një pozicion të privilegjuar, që e lejon atë të krijojë lidhje me shumë pjesë të ndryshme të trurit.

Një nga këto rajone është lobi frontal, gjë që shpjegon edhe arsyen pse Amigdala merr pjesë në frenimin e sjelljes dhe vendimmarrjes. Ajo është e përfshirë edhe në aktivitete të tjera si kontrolli i të ngrënit (është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes), menaxhimin e frikës dhe stresit, strukturimin e kujtimeve, rregullimin e sjelljes seksuale dhe kontrollin i agresionit.

Thelbi i frikës është mbijetesa, dhe kjo pjesë e trurit na ndihmon të mbijetojmë duke shmangur situatat e rrezikshme, sepse e rishikon vazhdimisht informacionin e dhënë nga shqisat tona, duke zbuluar menjëherë se çfarë mund të ndikojë në mbijetesën tonë (qoftë reale apo jo).

Pasi identifikohet kërcënimi, ajo zhvillon një përgjigje që na largon nga rreziku dhe rrit gjasat tona për të mbijetuar. Ne mund të ndërhyjmë në Amigdalë për ta ndihmuar atë të shmangë ankthin dhe stresin. Kjo është e mundur të bëhet me ilaçe, ndonëse shkenca na ofron edhe një mundësi tjetër më të lirë dhe më të thjeshtë:kontaktin me natyrën.

Një studim i fundit ka treguar se ekspozimi i përsëritur ndaj mjediseve natyrore, ka një efekt pozitiv në aktivitetin e Amigdalës. Njerëzit në kontakt të shpeshtë me natyrën, paraqesin më pak aktivitet në Amigdalën e tyre gjatë situatave stresuese. Prandaj, bashkëveprimi me mjedisin, është një mënyrë për të përmirësuar shëndetin mendor.

Japonezët kanë një fjalë për të “shinrin–yoku” (dush në pyll). Shumë studime të tjera kanë mbërritur në të njëjtin përfundim. Ato tregojnë se kontakti me natyrën e rrit ndjenjën tonë të lumturisë dhe e redukton ankthin mendor, pasi ky kontakt i redukton emocionet negative dhe stresin.

Por po ashtu na jep një kapacitet më të madh për të menaxhuar detyrat e përditshme, duke e përmirësuar aftësinë e të ashtuquajturës “memorie e punës”, e cila na lejon të ruajmë përkohësisht informacionin në tru. Kësaj duhet t’i shtojmë përmirësimin e funksionit tëatësive njohëse – vëmendje, kujtesë, orientim – si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, me përfitime në aspektin e imagjinatës, kreativitetit dhe performancës në shkollë.

Një avantazh tjetër i kalimit të disa orëve në fshat, është se është një aktivitet që mund të bëhet vetëm. Njerëzit që ecin vetëm në natyrë janë më pak të prirur ndaj depresionit dhe stresit. Si çdo trajtim i mirë, kontakti me natyrën kërkon gjithashtu dozën e duhur.

Duhet të kalojmë të paktën gjysmë ore në natyrë në javë për të ndjerë përfitimet e shëndetit mendor. Pra ekspozimi ndaj natyrës e ul aktivitetin e Amigdalës, dhe ka efekte të dobishme në rajonet e trurit të lidhura me stresin. Kjo sugjeron që shëtitja në zona rurale zbut efektet e dëmshme të jetës së qytetit.

Nga ana tjetër, ajo vepron potencialisht si një masë parandaluese kundër zhvillimit të disa çrregullimeve mendore. Largimi nga qyteti në kërkim të pemëve dhe ajrit të pastër në zonat rurale, nuk është gjithmonë një mundësi që e kanë të gjithë. Në këtë kuptim, ne kemi një armik:zgjerimin masiv dhe të pakontrolluar të qyteteve, sidomos kur planifikimi urban nuk përfshin sipërfaqe të mëdha të gjelbra.

Por edhe nëse përfshihen zona të tilla, nuk kanë shumë dobi nëse ato janë për qëllime dekorative, pra duke mos marrë parasysh përfitimet që këto mund të kenë këto zona për gjendjen psikologjike të banorëve të qytetit. Ndikimi i hapësirave të gjelbra urbane në shëndetin mendor ka qenë objekt studimi prej vitesh.

Shumë ekspertë theksojnë nevojën e përfshirjes së elementeve natyrore në projektet e qytetit tonë, duke marrë parasysh përfitimet e shumta që sjellin ato në psikikën tonë. Ndërsa presim që qytetet tona të bëhen më të gjelbra, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kujdesemi shumë për mjedisin tonë natyror. Është për të mirën tonë:nuk duhet ta zemërojmë Amigdalën. / “The Conversation” – Bota.al

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING