Connect with us

Bota

Pse Talibanët urdhëruan mbylljen e salloneve për grat në Afganistan

Talibanët kanë marrë vendim të mbyllin sallonet e bukurisë së grave në Afganistan, tha të martën një zëdhënës i qeverisë.Kjo është masa më e re e që pushteti taliban e merr, duke shkelur më tej të drejtat dhe liritë e grave dhe vajzave afgane, pas dekreteve që i ndalojnë ato nga shkollimi, hapësirat publike dhe shumica e formave të punësimit.Zëdhënësi i të ashtuquajturës Ministri të Virtytit të Afganistanit, Mohammad Sidik Akif Mahajar, nuk dha detaje, por vetëm ka konfirmuar përmbajtjen e një letre që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Letra e lëshuar nga Ministria, e datës 24 qershor, thotë se përcjell një urdhër verbal të dhënë nga udhëheqësi suprem, Hibatullah Akhundzada.Sallonet do të ndalohen në Kabul dhe të gjitha provincat tjera. Vendimi u jep salloneve në të gjithë vendin një afat prej 1 muaji për të mbyllur bizneset e tyre. Pas kësaj periudhe, ata duhet të mbyllen dhe të paraqesin një raport për mbylljen e tyre. Letra nuk jep arsyet e ndalimit.Publikimi i vendimit vjen disa ditë pasi Akhundzada pretendoi se qeveria e tij ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e jetës së grave në Afganistan.

Një pronare e sallonit të bukurisë tha se ajo ishte e vetmja mbajtëse e familjes së saj pasi burri i saj vdiq në një shpërthim me bombë në vitin 2017. Ajo kërkoi që t’i ruhet anonimiteti nga frika e hakmarrjeve.Midis tetë deri në 12 gra vizitojnë sallonin e saj në Kabul çdo ditë, tha ajo.“Dita ditës ata (talibanët) po vendosin kufizime për gratë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Pse po synojnë vetëm gratë? A nuk jemi njerëz? A nuk kemi të drejtë të punojmë apo të jetojmë?”

Pavarësisht premtimeve fillestare për një sundim më të moderuar sesa gjatë qëndrimit të tyre të mëparshëm në pushtet në vitet 1990, talibanët kanë vendosur masa të ashpra që kur morën pushtetin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, kur forcat e SHBA-së dhe NATO-s po tërhiqeshin .Ata kanë ndaluar gratë nga hapësirat publike dhe kanë goditur mediat.Masat kanë shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare, duke rritur izolimin e vendit në një kohë kur ekonomia e tij është shembur – dhe kanë përkeqësuar një krizë humanitare.

Bota

Hamasi lajmëroi se pranoi propozimin për armëpushim, Izraeli hedh poshtë deklaratën

Një zyrtar izraelit tha sot se nuk ishte rënë dakord për armëpushim në Gaza, pasi Hamasi deklaroi se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësit egjiptianë dhe nga Katari.

Zyrtari izraelit tha se propozimi që Hamasi kishte pranuar ishte një version “zbutur” i një propozimi egjiptian, i cili përfshinte përfundime që Izraeli nuk mund t’i pranonte.

“Ky duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje,” tha zyrtari izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti sipas Reuters.

Më herët, Hamasi tha në një deklaratë të shkurtër se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se grupi e kishte pranuar propozimin e tyre për armëpushim.

 

 

Njoftimi i Hamasit për një marrëveshje erdhi disa orë pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e pjesëve të Rafahut, qytetit në skajin jugor të Gazës që ka shërbyer si strehë e fundit për rreth gjysmën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Continue Reading

Bota

Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.

Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit. Një zyrtar izraelit deklaroi që kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin.

Continue Reading

Bota

Mini-busi përplaset me kamionin, raportohet për 8 të vdekur e 11 të plagosur

Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në Turqi, pranë lagjes Islahiye të Gaziantep ku tetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjeetë janë plagosur.

Aksidenti ishte si rezultat i një përplasjeje kokë më kokë midis një kamioni-betoniere dhe një minibusi pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay pranë lokalitetit Agabey.

Identiteti i viktimave, si dhe informacioni i targës dhe drejtuesit të minibusit nuk janë konfirmuar ende. Shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë, xhandarmëri dhe zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”.

Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet. Duke qenë se kjo është një ngjarje në zhvillim, detaje të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Continue Reading

Bota

33 vjeçari me i shëndoshë në Britani vdes prej peshës. Tremben të afermit se mos…

Burri më i shëndoshë në Britani ka vdekur papritur në moshën 33 vjeçare dhe u desh të ngrihej me vinç nga shtëpia e tij në Surrey, në jug të Londrës.

Tashmë të afërmit e Jason Holton tremben se nuk do të arrijnë t’i bëjnë një funeral të përshtatshëm pasi trupi i tij është tepër i madh.

Nëna e tronditur e Jason, Leisa thotë se po përpiqet të gjejë një krematorium për të birin.

“Do të na kushtonte shumë nëse do të varrosej dhe unë nuk kam para, do të kishte nevojë për hapësirë sa për dy varre. Do të më marrë malli shumë, unë e doja shumë”, tha Leisa.

33 vjeçari Jason, vdiq javës që shkoi nga dështimi i papritur i disa organeve dhe nga obesiteti.

55 vjeçarja Leisa, qëndroi pranë tij në spitalin Royal Surrey, Guildford, ku ai u transferua me ambulancë të veçantë dhe me ndihmën e gjashtë zjarrfikësve.

Ajo tha: “Kemi telefonuar disa shtëpi funerali dhe ato na kanë pyetur për përmasat e Jason por shqetësimi i është pesha pasi nuk mund të hyjë në makinën e funeralit”.

Jason u bë burri më i shëndoshë në Britani kur pararendësi Carl Thompson vdiq në vitin 2015.

Ai kishte nisur të shtonte në peshë kur ishte adoleshent pas vdekjes së të atit.

Leisa tregon se Jason ishte sëmurur disa herë prej mbipeshës së tij: “Mendoj se vdekja i erdhi nga ndalimi veshkave që i kishin dëmtuar dhe zemrën. Deri në fund ai ishte i shqetësuar për mua, nëse do të isha mirë. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm, i dashur e i kujdesur”, tha gruaja, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Continue Reading

Bota

E trishtë/ Vdes piloti i njohur i akrobacive pas përplasjes në ajër me shkabën

Piloti i akrobacive ajrore Olivier Masurel ka humbur jetën tragjikisht në Spanjë kur një shkabë u përplas në xhamin e përparmë të avionit të tij, një vit pasi ai ishte kurorëzuar kampion i fluturimeve aerobatike në Spanjë.

Përplasja e tmerrshme ndodhi dje teksa ai kthehej për ulje në një aeroport në Madrid, pasi kishte marrë pjesë në spektaklin ajror në San Javier.

Avioni i shkatërruar i 42-vjeçarit franko-spanjoll shihej në imazhe të shpërndara nga zjarrfikësit vendas, të cilët thanë se kishte shpërthyer në flakë pas rënies.

Një zëdhënës tha: “Zjarrfikësit e Alcazar de San Juan shkuan pas njoftimit të një avioni të rrëzuar në autostradën  CM-3012. Në të gjendej vetëm piloti që humbi jetën për shpërthimit të flakëve në mjetin ajror”.

Shfaqja ajrore e San Javier postonte një foto të Oliver dhe i bënte homazhe në një deklaratë: “Jemi të trishtuar për lajmin e aksidentit të rëndë të pjesëmarrësit të shfaqjeve tona Olivier Masurel. Një shpend ishte përplasur me kabinën e tij dhe ai humbi jetën. Jemi pranë miqve e familjarëve të tij në këtë humbje.”

“Pasioni i Olivier ishte fluturimi dhe ky aksident fatal i kushtoi jetën. Fluturo lart Olivier”, shtonin organizatoret.

Bashkëpiloti i Olivier, Jim Bourke, i bënte homazhe atij duke kujtuar kohën së bashku: “Të gjithë ata që të njihnin janë zemërthyer pasi nuk ka shumë nejrëz në botë që habisin në ajër siç bëje ti. Mendoj për  kujtimet e bukura me ty dhe fotot zbavitëse që kemi së bashku në ajër”.

Organizatorët e shfaqjes ajrore vlerësonin performancën e Olivier para vdekjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING