Connect with us

Pinknews

Pushimet e nxehta të Zaimina Vasjarit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka tash e sa kohë që qëndron larg muzikës. Në fotografinë e parë, këngëtarja e cila me profesion është arkitekte, shfaqi linjat e saj të tonifikuara të trupit në një paraqitje me bikini me dizajn leopardi. Megjithatë, ajo është aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, interpretuesja e hitit “problem” publikoi për fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara gjatë pushimeve të saj verore. Zaimina e cila është shquar gjithmonë për linjat e saj, tregoi edhe një herë tjetër se është në top formë. Ndërkohë, në imazhin e dytë Zaimina prezantoi partnerin e saj, Klodian Asllanin, me të cilin edhe ka dy fëmijë. Zaimina dikur ishte mjaft aktive në muzikë dhe publikonte shpesh projekte muzikore për fansat e muzikës së saj, por prej kohësh ajo i është përkushtuar familjes së saj.

FOTO: Pushimet e nxehta të Zaimina Vasjarit

 

Advertisement