“Rusia është gati të kryejë një hetim objektiv për dronin që u rrëzua në Rumani”, tha Vladimir Putin ndërsa foli për incidentit që ka rritur tensionet midis vendit të tij dhe NATO-s.

Ai madje i hodhi poshtë, akuzat e evropianëve se ishte një dron rus. “Kush thotë se është një dron rus? Shumë. Shumë do të thotë kushdo. Kush saktësisht? Emra. Ursula von der Leyen. Epo, ajo nuk shkoi në Rumani, nuk kreu një hetim. Ajo nuk shqyrtoi rrënojat e dronit.”, ka thënë Putin.

Ai tha gjithashtu se dronët ukrainas kishin fluturuar më parë mbi Finlandën, Poloninë dhe shtetet baltike.

I pyetur nga mediat ruse në lidhje me incidentin, presidenti rus tha se nëse droni dorëzohet,  do të kryejnë një hetim objektiv dhe vetëm atëherë do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur.