Connect with us

Bota

Putin urdhëron armëpushim për Krishtlindjet Ortodokse

Vladimir Putin ka urdhëruar ‘armëpushim’ për datat 6 dhe 7 janar, që përkon me Krishtlindjet Ortodokse. Apeli i patriarkut rus Kirill, i cili kishte kërkuar një armëpushim 36-orësh duket se goditi në shenjë, megjithatë Kievi e ka quajtur një “kurth cinik” të propagandas ruse.

Ndërkohë, pas një bisede telefonike, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka ftuar presidentin Putin për një “armëpushim të njëanshëm”.

Sipas Putinit, Rusia është e hapur “për një dialog serioz” vetëm nëse Kievi “merr parasysh realitetet e reja territoriale”.

Erdogan ka njoftuar gjithashtu për një bisedë telefonike me Volodymyr Zelensky-n, në mënyrë që të përpiqet të zbusë marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës.

Nga ana tjetër, Ukraina nuk po llogarit një ‘armëpushim’ në një afat të shkurtër.  Trajnime ushtarake janë duke u zhvilluar në rajonin e Volhynia, në veri të vendit.

Ndërkohë, Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë mundësinë e dërgimit të automjeteve luftarake në mbështetje të Ukrainës.

Advertisement