Connect with us

Kronike

Qytetarët e gjetën të pajetë/ Kamioni mori përpara këmbësorin, zbardhet ngjarja

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në qytet, ku një person u gjet pa shenja jete nga kalimtarë të rastit.

Sipas njoftimit të policisë,  ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liria”, ku një automjet tip kamion me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin Haki Bajrami, 78 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, Haki Bajrami ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit, shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement