Kronike
Ra në kanal teksa peshkonte, 20 vjeçari dyshohet se është mbytur
Një djalë rreth 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier këtë të premte.
I riu ka qenë duke peshkuar rreth orës 12:40 me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur dot të dalë.
Policia thotë se i riu H.S. , banues në Roskovec ka rënë aksidentalisht në kanal.
Trupi ende nuk është gjetur ende.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanat si dhe për gjetjen e turpit të të riut fatkeq.