Kronike
Ra nga kati i dytë gjatë punës, humb jetën tragjikisht 64-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese gjatë punimeve.
Viktima është Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal, i cili ishte marrë për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri me emrin Jani Fuli, i cili u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.
Arrestimi është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.