Aktualitet
RAKETA, AVIONE DHE PATRIOT TE NAFTA E GAZI/ SHBA BLINDON GJIRIN NGA NJË SULM I MUNDSHËM
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar dy bateri të tjera të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot në Arabinë Saudite dhe Katar, për të mbrojtur objekte strategjike të energjisë.
Sipas raportimeve, njëra bateri është vendosur pranë një objekti të rëndësishëm nafte në Arabinë Saudite, ndërsa tjetra pranë një impianti të gazit natyror në Katar.
Lëvizja amerikane vjen në një periudhë tensionesh të larta me Iranin dhe ndërsa Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme.
Objektet energjetike konsiderohen veçanërisht të rëndësishme, pasi një sulm ndaj tyre mund të ndikojë jo vetëm sigurinë e rajonit, por edhe furnizimin dhe çmimet e energjisë në tregjet globale.
Megjithatë, dislokimi i Patriotëve nuk është konfirmim se një sulm i ri është i afërt.
Masa, sipas burimeve të cituara, synon kryesisht forcimin e mbrojtjes dhe përgatitjen për një përshkallëzim të mundshëm.
Ndërkohë, tensionet në rajon janë reflektuar edhe në tregjet e naftës, me Brent që ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa shqetësimet për furnizimin vijojnë të mbeten të larta.