Connect with us

Politike

Rama e mbështeti publikisht, Veliaj: U surprizova për mirë! Ndërsa ata që u eksituan nga konspiracionet…

Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi reagimin e kryeministrit Rama në mbështetje të qëndrimit të tij për zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se ata mendojnë njësoj.

“Të gjithë ata që u eksituan nga kjo teori konspiracioni u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se e mendojmë njësoj. Ne themi, ne jemi skuadër politike, trasnformuese që hap 1001 kantiere, por nëse një kantier ka një problem nuk jemi skuadër avokatie. Altin Dumani dhe skuadra e tij janë skuadër prokurorie, të tjerët janë gjykatësish, ju mediash, por ne nuk bëjmë detyrën tuaj, as ju tonën. Dëshmuam që vizionin e 2013 e kemi akoma shumë të qartë, madje votat e 2013 I kemi edhe më mëdha dhe zellin e 2013 e kemi shumë më të madh sec duhet ta kishin ata që janë në opozitë. Dhe kur ti shikon atë aliazh karikaturash që të thotë ty ik ti që të vijmë ne se me vota nuk vijnë dot, me punë jo e jo, ti thua kjo parti dhe kjo skuadër me gjithë inperfeksionet, di të reflektojë, të adaptohet për gjëra që të tjerët s’i kanë. Di edhe të kërkojë ndjesë, por që i ka ndryshuar faqen Shqipërisë”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se u surprizua për mirë dhe e vlerësoi këtë mbështetje nga ana e kryeministrit që është dhe kapiteni i skuadrës që ka bërë transformimin e vendit. “Patjetër që i thash kryeministrit që do bëj një reagim. Nuk më tha se do kishte ai një reagim, nuk e prisja dhe sigurisht, që u surprizova për mirë dhe e vlerësova. Unë besoj që në një skuadër, ku kapiteni i skuadrës, të jep një mbështetje që nuk e kisha kërkuar, s’e mohoj që patjetër që u ndjeva mirë që ndajmë këtë vizion edhe themi po, ne njerëzit nuk i trajtojmë si lecka. Unë me këta njerëz kam berë beteja, kanë qenë kolegët e mi. Bashkia e Tiranës ka 11 700 veta staf, por unë nuk bëj atë gabim që të them, epo mirë meqë ka kaq shumë unë nuk di kush. Jo, patjetër në këta 11 700 veta staf mund të ketë problematika, por unë këta njerëz nuk them se i njihja në mënyrë periferike. Këta janë njerëz që kam patur kolegë, kam bërë beteja politike, kam bërë edhe beteja për qytetin. E kanë gdhirë për teatrin, shumë më shumë për Astirin, akoma më shumë për pazarin, kalanë e për Liqenin e bulevardin e ri. Siç jam gjithashtu i ndërgjegjshëm që këta kolegë të mitë kanë bërë edhe shumë armiq, edhe para se të kishin këtë dilemë për të sqaruar me drejtësinë. Kanë berë armiq se falimentuan shumë karriera te gomat e Astirit, edhe te barrikadat e bulevardit të ri, edhe te gropa te pazari i ri, edhe tek themelet e sheshit Skënderbej dhe sigurisht edhe te netët epike të teatrit. Shumë karriera politike që thonin vija e kuqe, mbi trupat tanë, etj etj. Ne e shohim Lulin si fakir sot, por dërrmimi i tyre si parti filloi në beteja që nuk po i fitonin dot se përballeshin me njerëz shumë të vendosur për ta çuar qytetin përpara. Kjo nuk është arsye për të thënë epo tani meqë kanë bërë këto ne do i mbajmë si gardistët në kryeministri”, theksoi Veliaj.

Politike

Tubimi i opozitës para bashkisë/ Këlliçi: Do të vijojmë protestat deri në dorëheqjen e Veliajt

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës se tubimet e protestuesve do të vijojnë.

Ai u shpreh se protestat e nisura disa javë më parë do të përmbyllen vetëm me dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ka 8 muaj që kam depozituar dokumenta për inceneratorin e Tiranës në SPAK. Vetëm sot pas presionit SPAk u kujtua të marrë një bandit që është kapur në flagrancë për ta marrë në pyetje Një njeri që në mënyrën më absurde, u mor  orë në pyetje doli pa turp dhe tha takova kolegët e mi dhe pata një bisedë mes kolegësh. Nuk e di nëse të shesësh shokët e ti çosh në burg për të shpëtuar veten quhesh bashkëpunëtor. Ky individ ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin, mbi 60 për biznesin e dherave dhe 30 mln me bandën e tij 5D. Ne do të jemi këtu sërish, do vijojmë protestat. Është e pafalshme që të mbahet një hajdut i tillë në zyrën e kryebashkiakut. Fundi i protestave do të jetë dorëheqja e Erion Veliajt”, u shpreh ai.

Continue Reading

Politike

Po keqpërdoret protesta? Basha kundër Rithemelimit: Protesta para bashkisë e dirigjuar nga Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar protestën e sotme që po mbahet para bashkisë së Tiranës, e cila është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimi. Sipas Bashës, protesta po ‘keqpërdoret’ për axhenda të vogla politike, duke nënkuptuar se qëllimi i protestës së nxitur nga Rithemelimi është lirimi i Sali Berishës.

I ftuar në një emision televiziv, Basha tha se nëse nuk do të ishte keqpërdorur pjesëmarrja do të ishte më e madhe dhe shtoi se protesta është e dirigjuar nga Rama.

Basha: Nuk është keq të protestohet, aq më shumë në gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk ndihem mirë që një protestë në veçanti kur skandalet në bashki kanë marrë dhënë të ketë dimensione modeste. Opozita duhet të reflektojë për nevojën për të rritur besueshmërinë dhe të drejtohet për interes të qytetarëve. Nuk mund të them asgjë përveçse përgëzime për ata që dalin e të protestojnë, por janë shumë pak protestues.

Kryesore është që qytetarët të gjejnë veten e tyre në këto kauza dhe mos të përdoren për axhendë të brendshme të vetë opozitës. Këto protesta në vend që të orientohen nga interesi qytetar janë orientuar nga axhenda të brendshme politike. Në momentin që fokusojmë energjitë te keq qeverisja Edi Ramës, që është dirigjent i këtyre protestave. Hilja ishin për të amnistuar të dënuarit. Natën bën pakt me Edi Ramën dhe ditën bën sikur po zihesh kundër Edi Ramës kjo është shkatërrimtare.

Basha inkurajoi drejtësinë që të bëjë punën e saj.

Basha: Nuk mendoj se Veliaj dhe Rama kanë problem me nuhatje por janë pjesë e këtij korrupsioni. Jam i bindur se kjo i lidh bashkë si eprorët dhe ministrat e drejtorët e korruptuar. Inkurajoj drejtësinë të bëjë punën e saj, të gjejë përgjegjësinë e lartë ligjore dhe penale.

Sa i përket çështjes së vulës së partisë, Basha tha se vula ka qenë dhe do të mbetet te Partia Demokratike. Ai shtoi se politikisht për PD-në kjo çështje është inekzistente, ndërsa pjesa tjetër po bën një telenovelë që të eklipsojë aksionin opozitar.

Basha: Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të heqin vëmendje nga çështjet e vërteta të vendit. Vula ka qenë gjithmonë në PD, dhe do të mbetet. Nuk mund të shkojmë pas një telenovele që ka eklipsuar aksionin opozitar që duhet të shkojë kundër Edi Ramës. Për ne ky është një debat i stisur. Nuk është çështja për debat politik.

Për ne politikisht kjo çështje është inekzistente, vula ka qenë mbetet dhe do të jetë në PD. Çfarë bëjmë për të shëruar pasojat e ngritur nga ky revolucion falls. PD nuk është llaç dhe tulla. PD është vlera është parime është aksion opozitar.

Sa kohë që mbetesh në këtë telenovelë ku është vula ku është selia. Edhe demokratët janë mërzitur nga kjo? Çu intereson atyre se ku është vula, ku është PD në raport me zgjidhjen për problemet e qytetarëve. Nëse e ndjejnë veten opozitar me këtë qeveri, ti lënë këto lojëra si të largojnë qeverinë dhe si ta zëvendësojë me një qeveri që tu japë alternativë qytetarëve.

Ne kemi 10 minuta që flasim për vulën. Mund të kishim folur për skandalet e qeverisë, korrupsionin. Presioni është i tillë se ju nuk mund ta shmangni këtë çështje. Ne nuk kemi punë as me Metën as me Berishën. Çështja e vulës ndihmon hallexhinjtë dhe është Edi Ramës.

Continue Reading

Politike

Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme për qytetarët, si ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë, apo bonuset e qirasë dhe dëmshpërblimet për ata që kanë pësuar aksidente me zjarret në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, anëtarët socialistë miratuan me shumicë votash dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe emërtimi i një rruge në Tiranë me emrin e Remzi Hoxhës, biznesmenit të zhdukur në vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe emërtimin e një rruge me emrin e Tomor Malasit, ish deputet i PD dhe ish kryetar bashkie i Tiranës në vitet 1991-’92. Po ashtu, u miratua shpërblimi financiar për klubin e futbollit Partizani, pas triumfit në kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2022-2023.

Continue Reading

Politike

“Inkurajoj Dumanin të ecë përpara”/ Veliaj: Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e të shkojë para SPAK

Pas marrjes në pyetje për më shumë se shtatë orë, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu mbështetjen ndaj Altin Dumanit dhe SPAK.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi për kundërshtarët politikë se ‘nëse janë burra duhet të zbresin nga ballkoni dhe nga paralelet e të dalin para SPAK’.

Dua të inkurajoj Altin Dumanin, skuadrën e tij, ecni vetëm përpara. Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që  duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë  e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet.

Nëse janë burra këta që flasin përditë le të zbresin nga ballkoni Saliut të shkojnë në SPAK, le të zbresi nga paralelet Ilir Meta të shkojë në SPAK. Por këta nuk janë burra, nuk kanë asnjë nder. Duhet të jemi krenar sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”-tha ndër të tjera Veliaj”-u shpreh Veliaj.

Continue Reading

Politike

Deklaroi se u paraqit vetë në SPAK/ Shpërthen Alimehmeti: Gënjen. Veliajt i çuan 3 fletë-thirrje

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka deklaruar nga protesta e opozitës se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK.

Ai përgënjeshtroi Veliajn duke thënë se ky i fundit nuk ka shkuar me këmbët e veta, por ka marrë 3 thirrje nga prokuroria e posaçme.

“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin.

Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

Ai deklaroi gjithashtu se kryebashkiaku Veliaj është frikësuar ndaj refuzon sot të dalë në debat. Ai bën thirrje nga protesta se qytetarët nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e Veliajt.

“Nuk qëndron dot flamuri shqiptar në krye të vjedhjes. Ashtu siç e hoqën nga teatri shqiptar, shiheni ku e kanë vënë tani. Veliaj ishte mësuar i qetë dhe rehat e ta respektonim për hajdutërinë e tij. Nuk është mësuar as ti thonë hajdut kur z.Blushi i çoi prangat në dhjetor. Nuk pati guxim në asnjë lojë të përballej.

Hajde paraqitu këtu para njerëzve të lirë. Këtu nuk guxon ai. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska.”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING