Connect with us

Politike

Rama, i pafytyri i sektit të Rilindjes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si ‘i pafytyrë i Rilindjes’. Përmes një postimi në Facebook shkruan se ka goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët me demotivim financiar dhe moral.

Gjithashtu shkroi se duhet të ndëshkohet qeveria.
Reagimi i Metës

I pafytyri i “Rilindjes” kërkon të fajësojë Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e qëllimshëm që ai me sektin e “Rilindjes” i kanë bërë vendit tonë duke goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët në radhë të parë, me demotivimin financiar dhe moral.

Ndaj Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e pagës të arsimtarëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve dhe intelektualëve.

Sepse të ardhurat që duhet të shkojnë për të rritur pagat e tyre dhe përmirësuar kushtet e punës vidhen nga Edvin Rama përmes aferave si inceneratorët, koncesionet, PPP, tenderat sekretë dhe çmimet më të larta në Europë të karburanteve.

Koha për ta ndëshkuar këtë sekt të papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar!

Në përditësim…

Advertisement