Politike
Rama i vari këmborët/Hoxha bën profilin e drejtorit të ri të Policisë: E zgjodhi Rama, ai është bosi i vetëm…
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një profil të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Hoxha tha se zgjedhje a Hitës, ka qenë ekzkluzivitet i Edi Ramës, ndryshe nga pretendimet se vjen nga klane të caktuara politike brenda PS.
Gazetari tha se sfidat më të mëdha të drejtorit të ri, pritet të jenë zgjedhjet lokale që po vijnë, marrëdhënia me SPAK dhe çështjet e nxehta si bastet e paligjshme dhe call-centerat.
“Ta kam thënë se është ekskluzivitet i kryeministrit dhe ai do ta zgjedhë. Zgjedhja e zotit Hita është bërë në momentin kur kemi fushatën zgjedhore para. Gjëja e parë, i urojmë detyrën. Është oficer karriere. Brenda emrave që u përfshinë në garë. Emri i Hitës është përmendur. Ka zgjedhje lokale përpara, është sfidë.
Kam menduar që për shkak të reagimeve, raporteve të SPAK, që tek elementët ku do të përcaktohej se cili nga kandidatët ishte më i përshtatshëm, duhet të merrte një raport nga Prokuroria e Posaçme, meqenëse është institucioni që ka evidentuar Policinë si insitucion që ka probleme me korrupsionin, dekonspirimin, implikimin me krimin. Ideja ishte që drejtori i ri do të bashkëpunonte me SPAK.
Nëse SPAK nuk ka besim te drejtori, për të dhëna që janë në hetim e sipër, atëherë kjo duhet bërë evidente. Që të vendoset një person që ndoshta edhe rastësisht mund të ishte në hetimet e SPAK dhe të krijonte problematikë.
Te akuzat që hidhen rëndom, që e ka zgjedhur grupi Drurësit, i Elbasanit, Balluku, Spiropali e me rradhë, nuk i besoj shumë, sepse e di që në këtë vend njeriu që ka vulën është Edi Rama. Është përgjegjësi kryesor. E vetmja gjë që kam me Ramën, kur nuk i del mirë drejtori, të dalë dhe ta pranojë.
Skënder Hita ka si formim fakultetin juridik. E ka nisur nga gaveta, nga inspektor, i ka marrë me rradhë detyrat e tjera. Ka punuar në policinë kriminale, gjë që e avantazhon, pasi e di se cfarë problemesh ka baza poshtë dhe si operohet për të luftuar krimin. E di disavantazhet dhe favoret që ka policia. Në nivele më të larta, ka patur detyrën e drejtorit të qarkut të Shkodrës, pastaj të Durrësit, të dy qarqe të vështirë. Detyra e fundit, mbulonte Fierin, prandaj bëhet kjo përzierja me Ballukun. Fieri është qark me shumë problematika.
Nëse do ta kisha unë në dorë, mendoj se drejtori i përgjithshëm i policisë, duke qenë se asnjëri nuk e ka mbaruar mandatin, duhet të jetë oficer karriere minimalisht mbi 50 vjeç dhe ta ketë detyrën e fundit. Ne shkarkojmë drejtorët dhe pastaj i çojmë te akademia e sigurisë. Kjo ndikon që të jenë të varur nga politika.
Zoti Hita është ofruar si një kandidaturë më e mira, kryeministri e ka vendosur dhe është njeriu që ia ka varur këmborën dhe do t’ja tundë këmborën. Fakti që nuk është oficer me moshë të madhe, nuk është avantazhuees, por duke parë historikun e drejtëorëve, Rama nuk ka lënë asnjërin të mbarojë mandatin.
Sfida kryesore, mënyra si do të ndërtojë marrëdhëniet me SPAK. Policia ka patur përgjegjësi të vetën. SPAK shqetësimet e veta i bën publike. Ose vetë ose me proxy.
Problemi tjetër që do të ketë, sfida tjetër, janë dy element shumë problematikë, lojërat e fatit, industri që gjeneron qindra milionë euro. Mënyra si do të sillet me ta.
E dyta, call-centerat që gjenerojnë sasi të mëdha parash dhe nuk funksionojnë dot pa policinë. Aksionet që janë bërë janë bërë me policitë e vendeve partnere.
Ka një moment që nuk e avantazhon, ka fushatë elektorale shumë shpejt para
Organizatat kriminale kërkojnë që të vihet dikush me të cilin ata kanë kontakte. Por këtu organizata më e fortë dhe bosi më i fortë është kryeministri, ai vendos. Pastaj është një politikë që vepron nga lart”, tha ndër të tjera Hoxha.