✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Rama largohet vetëm po u bashkuam”/ Tabaku: PD bëri akt politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se pjesëmarrja e opozitës në protestën e studentëve përbën një akt politik dhe bëri thirrje për bashkim kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për News24, Tabaku tha se, sipas saj, ndryshimi politik mund të arrihet vetëm përmes bashkimit të forcave që kundërshtojnë qeverinë. Ajo theksoi se PD-ja iu bashkua protestës së sotme me synimin për të mbështetur kërkesat e protestuesve.

“Sot PD bëri një akt politik për t’u bashkuar kësaj proteste. Edi Rama do largohet vetëm po u bashkuam bashkë. Rëndësi ka që e mira e Shqipërisë është që të bëhemi bashkë kundër Edi Ramës”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate reagoi edhe për ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, duke e cilësuar përdorimin e forcës si joproporcional. Sipas saj, sjellja e efektivëve, veçanërisht ndaj të rinjve, nuk përputhet me imazhin e një Shqipërie evropiane.

“Ne pamë një dhunë jo proporcionale ndaj protestuesve. Ka pasur një sjellje çnjerëzore ndaj protestuesve, sidomos ndaj të rinjve. Kjo nuk besoj se është pamja e Shqipërisë Evropiane”, deklaroi Jorida Tabaku.

Reagimi i saj vjen pas përplasjeve të shënuara pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit hodhën gurë. Protesta vijon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Advertisement