Connect with us

Politike

Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e maternitetit të ri në Lezhë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës.
“Është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milion euro. Do të jetë një maternitet me kapacitet 55 shtetër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjeje. Ne jemi përperjekur të ecim me ritme të shpejta të punimeve, pavarësisht situatës së epidemisë dhe brenda muajit Mars-Prill do t’a kemi përfunduar të gjithë këtë projekt”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po kryhen investime cilësore që do t’i rezistojnë kohës. Gjatë inspektimit në maternitetin e Lezhës, Manastirliu tha se po vijon puna edhe në disa kantiere të tjera për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën.
“Shumë shpejt besoj, brenda 4-5 muajve përmbyllet investimi. Ashtu sikurse do të kemi të përfunduar edhe maternitetin e Beratit dhe atë të Kukësit”, – bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Tomor Alizoti: S’pyesim fare çfarë thonë ndërkombëtarët, deklaratat e tyre janë të turpshme

Opozita është përqendruar jo pak te protesta te Bashkia e Tiranës me kërkesën e tyre për dorëheqjen e Erion Veliaj, mirëpo për ish-deputetin Tomor Alizoti kjo nuk e zbeh aksionin e tyre përballë qeverisë. I ftuar në Debat me Alba Alishanin, Alizoti tha se kjo është një betejë që opozita duhet ta bëjë, duke mos u ndalur të numrat e protestuesve.

“Çdo betejë duhet bërë, nuk jemi për të bërë taktika, kauza është e drejtë dhe duhet bërë me 100, 500, 1000 veta”, tha Alizoti.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi punën e opozitës.

“Protesta është zemërim dhe zemërimi duhet të jetë shoqëror, unë kam qenë kritik me opozitën ku bëj pjesë, por këtë herë opozita ka qenë në çështjen e bashkisë brilante, puna e Këlliçit ka qenë brilante, ia doli të kopsiste dosjen e vjedhjes së qytetarëve nga Bashkia”. Tani është detyrës e qytetarëve të reagojnë për paratë e tyre të vjedhura” tha Alizoti.

Menjëherë pas protestës së opozitës te Bashkia, ndërkombëtarët dënuan dhunën e ushtruar, mirëpo Alizoti nuk ndan të njëjtin mendim. Reagimin e tyre e ka konsideruar si pa asnjë sens logjik, që dëmtojnë demokracinë në vend.

“Deklaratat më të turpshme të këtyre zotërinjve, vidhemi ne, jo ambasadat, përfaqësojnë interesat e tyre, interesi ynë është i vjedhur, njerëzit e kanë parë që nëse kjo ndodh në vend e votës, shkulet Bashkia. Të gjithë kanë një lloj inferioriteti ndaj të huajve, ndërkombëtarët në Shqipëri preferojnë stabilitetin dhe jo demokracinë, deklaratat nuk kanë sens logjik, madje dëmtojnë demokracinë në Shqipëri”, tha Alizoti.

Continue Reading

Politike

Me Erion Veliajn, ftohje raportesh? Rama: SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit…!

SPAK duhet të godasë kudo ku ka prova, tha kryeministri Edi Rama ndërsa hodhi poshtë dhe aludimet për një ftohje të raporteve me kryebashkiakun Erion Veliaj. Kur SPAK vepron dhe shkelësit e ligjit ekspozohen para publikut, Rama tha se është lajm i mirë dhe meritë e PS e cila siç nënvizoi ai ka reformuar drejtësinë e re.

Pyetje: Arrestimi i drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Veliaj ju citonte dhe ju në disa pasazhe u duk sikur ishte një shantazh politik ndaj jush…

Rama: Pse, për çfarë?

Pyetje: Si është raporti juaj me Veliajn?

Rama: Kjo pyetja si është raporti juaj me këtë burrë me atë burrë është një pyetje që e shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëzit publik dhe nuk do na ndahet. Pastaj kjo ka krisje, ftohje në marrëdhënien e tyre i kam parë edhe më parë…. Miku im, e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë pyetje, SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët dhe nga ana tjetër e shfrytëzon pozicionin e tij në atë front për punën e përveçme dhe krejt të pa amnistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas por vetëm drejt. Në fund të ditës kjo është gjëja që kam dashur dhe që kam kërkuar.

Lufta jonë kundër korrupsionit nuk ka filluar me SPAK, ne kemi bërë shumë gjëra për ti ngushtuar hapësirat korrupsionit. Ama na ka munguar në këtë luftë krahu i armatosur që është SPAK dhe GJKKO. Sepse shumë mund të mendojnë se kur një drejtor kapet në shkelje të ligjit apo si person që ka futur duart në arkën e shtetit, apo në xhepin e popullit, po kapet një i joni, jo nuk kapet një i joni, kapet dikush që me ne nuk ka asnjë lidhje. Kur ndodh kjo për mua është një ditë e mirë është një hap përpara. Se ne kemi bërë shumë gjëra për ta ngushtuar hapësirën e korrupsionit.

Kur SPAK vepron dhe kur tipa të tillë ekspozohen para publikut dhe përballen me dritën e ligjit është lajm i mirë dhe meritë e PS në radhë të parë që i hyri detit në këmbë për këtë punë. Po të donim ne që të kontrollonim drejtësinë ne nuk e reformonim drejtësinë. Ti mund të kontrollosh një drejtësi të kapur, si ajo e deri djeshmja që ishte e qartë bëni çfarë të doni me popullin dhe pronat. Shitni e blini drejtësinë por mos na prekni ne. Në këto kushte nuk kapet dot drejtësia, aq më tepër që nuk ka asnjë pendesë nga ana jonë orë si e bëmë këtë punë. Të gjitha të metat gabimet boshllëqet janë normale sepse është proces. E vetmja gjë që kam kërkuar është që raporti me njerëzit të jetë korrekt, raporti me institucionet të jetë korrekt, proceset hetimore të zhvillohen të thella të pandikuar ama njerëzit e shtetit, në zyrat e shtetit duhet korrektesë maksimale.

Continue Reading

Politike

Rithemelimi protesta para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Kryeministri Rama komentoi  protestat e Rithemelimit para bashkisë me molotovë.

Pyetje: Rikthehemi pak te situata në bashkinë e Tiranës, ana tjetër e medaljes, protesta  e një pjese të opozitës edhe familjarë të zotit Berisha, molotovë në dyert e bashkisë. Besoj i keni ndjekur zhvillimet?

Rama: Patjetër i kam ndjekur, por është një pikturë që flet vetë. Shpeshherë njerëzit pa dashje duke u përpjekur të bëjnë diçka tjetër, ekspozojnë diçka krejt tjetër. Eksopozojnë atë që thashë. Nuk janë të vërtetë. Janë me probleme, me halle, me sakëlldi të mëdha dhe kërkojnë të nxjerrin veten nga një batak ku e kanë futur veten dhe nuk ia ka fajin kush. Askush, kështuqë ça mund ti thuash.

 

Continue Reading

Politike

Reagon drejtuesi i ‘Report’ në RAI3: Vetëm Kremlini dhe Rama na kanë sulmuar për investigimet tona

Drejtuesi i programit të njohur investigativ Report në RAI3, Sigfrido Ranucci bëri deklarata të forta në lidhje me reportazhin për Shqipërinë.  Ranucci konfirmoi telefonatën që ka bërë Edi Rama me drejtuesit e RAI-t. Ndërkohë që theksoi se vetëm Kremlini është ankuar si Edi Rama për programin e tyre.

“Mua më rezulton që ka pasur një telefonatë, por që tonet nuk kanë qenë të ndezura. Nuk e njoh përmbajtjen, di që ka thënë që do dërgoj një letër proteste me sqarime, nga ato që kam lexuar nga agjencitë e lajmeve. Neve ende nuk na ka ardhur gjë në redaksi. I kemi kërkuar intervistë, por për fat të keq nuk na është dhënë mundësia për të pasur këtë. Është ajo përgjigjja e shkruar nga Agaçi që kemi publikuar në faqen tonë, që ka konfirmuar lajmin që dhamë që ka qenë përfaqësuesi ligjor i disa klientëve të përfshirë në narkotrafik dhe konsulent në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emirgantët dhe konsulent për operacionin e atëhershëm të gjeneralit Lisi. Këtë e tha edhe vetë gjenerali Lisi në mikrofonin tonë. Është diçka që ne e morëm parasysh me shumë korrektesë. Agaçi nuk e pranoi intervistën që i kërkuam. Nëse është normale, nuk e di, duhej të më kishte marrë mua në telefon nëse po. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë në të kaluarën. Edhe Kremlini është ankuar për Report, Lavrovi dikur, ministri i Jashtëm. E ka quajtur armik të Kremlinit pas një reportazhi që kemi bërë për ta. Kemi pasur të njëjtin sulm, telefonata që janë bërë. Nëse gjithçka do mbetet në një diskutim në nivel cinik, ndërsa në qoftë se ajo telefonatë ka vlejtur si presion, është diçka tjetër. Dhe nuk është e drejtë sepse liria e shtypit është diçka që nuk ka çmim, të gjitha vendet duhet ta respektojnë,” tha ai.

Continue Reading

Politike

“Gënjen edhe kur fle gjumë”/ Meta i përgjigjet Bashës: Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit se ishte ish-Presidenti ai që inicioi djegien e mandateve në 2019-ën.

Nga Fieri Meta ka thënë se të gjithë shqiptarët e njohin Lulzim Bashën, madje e dinë që ai gënjen edhe kur fle gjumë.

“Edhe këtë e ka thënë Lulzim Basha. Normal unë mesa duket e kam iniciuar unë djegien e mandateve për t’i krijuar mundësin Edi Ramës që të kishte 130 deputetë që të më shkarkonte mua si president, akt që i duheshin vetëm 94 vota.

Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve duke lënë vendin pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi.

Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga presidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Bashës dhe premtimin se do të hynte në zgjedhjet, datë të cilën e caktoi vetë. Atëherë si shpjegohet që e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm ajo e Lulzim Bashës, dhe pse iu kërkua vazhdimisht. Lulzim Basha dhe kur fle, gënjen”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING