Shkrime
Rama në minierën e helmit/ Abilekaj: Kanarinat e qeverisë po ngordhin një e nga një nga gazrat
Analisti dhe gazetari Enton Abilekaj ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar se ka forcuar binomin parti-shtet dhe po përpiqet t’i imponojë administratës publike iniciativa partiake si “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Në një intervistë, Abilekaj tha se dokumente të tilla, sipas tij, nuk përfaqësojnë një platformë të mirëfilltë qeverisëse, por janë pjesë e një mekanizmi propagandistik dhe kontrolli politik.
Sipas tij, “Prania Besnike” shkon edhe më tej, pasi e shndërron patronazhimin në një detyrim për administratën publike.
“Me ‘Praninë Besnike’, patronazhimi bëhet detyrim për të gjithë administratën publike. Nuk bëhet fjalë për zgjidhjen e halleve të qytetarëve, por për t’u treguar atyre se dikush po ua qan hallin.”
Abilekaj argumentoi se kjo qasje forcon pushtetin politik të kryeministrit dhe e largon qeverisjen nga premtimi kryesor elektoral i integrimit në Bashkimin Europian.
“Kanarinat” që nuk mbijetojnë
Duke komentuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, Abilekaj përdori metaforën e “kanarinës në minierë”, simbolin që përdorej dikur për të zbuluar gazrat helmues në minierat e qymyrit.
Sipas tij, ardhja dhe largimi i profesionistëve nga jashtë është kthyer në një model të përsëritur.
“Të gjitha kanarinat që ka sjellë Rama kanë ngordhur. Kemi të bëjmë me një qeveri që lëshon vetëm gazra dhe korrupsion.”
Abilekaj tha se edhe profesionistë të aftë, të ardhur nga jashtë, nuk kanë mundur të sjellin ndryshime të rëndësishme, pasi, sipas tij, përballen me një sistem që është “i korruptuar deri në palcë”.
Duke iu referuar rastit të Evis Salës, ai ngriti pikëpyetje mbi rezultatet konkrete të angazhimit të saj në krye të shëndetësisë dhe tha se përgjegjësia politike për zgjedhjen dhe largimin e saj i takon kryeministrit.
“Korrupsioni është bërë normalitet”
Abilekaj e zgjeroi kritikën edhe te mënyra se si shoqëria është mësuar me problemet e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Sipas tij, shqiptarët përballen çdo ditë me pasojat e një sistemi që prodhon korrupsion, ndërtime dhe probleme sociale, por reagimi qytetar mbetet i pamjaftueshëm.
Ai e lidhi këtë edhe me protestat e fundit, duke argumentuar se pakënaqësia ndaj qeverisë është më e madhe sesa pjesëmarrja në protesta.
Në fund, mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë: problemi, sipas tij, nuk është një ministër apo një zyrtar i veçantë, por vetë mënyra se si funksionon sistemi i pushtetit.
Duke u ndalur tek dorëheqja e ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Abilekaj me metaforën anglo-amerikane të “kanarinës në minierë”, simbol historik i minatorëve për të matur praninë e gazrave të dëmshëm nën tokë.
“Të gjitha kanarinat që ka sjellë Rama kanë ngordhur,” u shpreh ai, duke e lidhur këtë me qeverisjen e Edi Ramës “të qelbur”, që prodhon vetëm “gazra dhe korrupsion”.
.Ai kujtoi se rasti i Salës nuk është i vetmi, ministre apo zyrtarëve të thirrur nga jashtë– përfshirë nga Parisi apo Amerika – janë larguar shpejt nga qeveria pasi sistemi, është “i korruptuar deri në palcë” dhe drejtohet drejtpërdrejt nga kryeministri. Kjo i bën të pafuqishëm ministrat apo deputetët që synojnë ndryshim real, duke i kthyer në figura të izoluara e të papërfillshme brenda strukturave të pushtetit.
Ka pasur nnjë ministre të fondit të inovacionit në fillim Rama që i erdhi nga Parisi dhe i iku prapë, ka pasur plot raste, e thirri nga Amerika dhe iku prapë, ka pasur shumë. Është një fenomen që i thonë, andej anglo-amerikanët i thonë kanarina në minierë.
Anglezet në përgjithësi, i thonë kanarina në minierë. Pra, kanë kanarina në minierën e qymyrit, që është testi që nëse miniera lëshon gazra të dëmshëm, ajo provohet nga një kanarinë.
Në momentin që kanarina mbytet dhe ngordh, atëherë nuk duhet të futen minatorët në minierë, ose në të kundërt minatorët mund të futeshin. Atëherë kur nuk kishte mjete për të matur nivelin e gazit.
Dhe ky test, testi i Ramës, është pikërisht ky kanarina në minierë dhe na ka ndodhur që të gjitha kanarinat që ka sjellë Rama kanë ngordhur.
Pra, kemi të bëjmë me një qeveri të qelbur që lëshon vetëm gazra dhe korrupsion. Nuk i ka ndodhur asnjë rast suksesi, i kthimit që dikush të ketë punuar dhe të ketë nxjerrë diçka nga kjo qeveri, sepse është një sistem i korruptuar deri në palcë. Dhe ky sistem drejtohet nga kryeministri.