Connect with us

Politike

“Rama nuk rrëzohet me votë”/ Mehmeti: Opozita ka synim pushtetin, jo shtetin

Publicisti Kim Mehmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, përfshirë politikën dhe sistemin e drejtësisë.

Ai u shpreh se një shtet rrezikohet jo kur ka politikanë të këqij, por kur pjesa më e madhe e popullit bëhet e pandjeshme ndaj fatit të saj kolektiv.

“Një shtet nuk rrezikohet kur ka politikanë të këqij, por kur pjesa më e madhe e popullit bëhet e pandjeshme ndaj fatit të saj kolektiv. Nëse pakënaqësia nuk kthehet ne revoltë ajo kthehet në vajtim ose në ikje masive nga vendi. Këto po i ndodhin vendit. Të gjithë politikanët, edhe kryeministri aktual shqiptar, më habisin për diçka. Njeriu mund të jetë edhe shenjtor, më i vlefshmi, por shkaku i popullit të vetë, nuk mundet 30 vite të jesh figura e parë. Me këtë ti thua se këtu nuk ka vlera dhe ky popull nuk di të zgjedhë. Popullin nuk e fajësoj për diçka, është një popull i varfër i sapodalë nga komunizmi që deri dje nuk ushqehej dot. Nuk ka mëkat më të madh se një politikan që keqpërdor varfërinë e popullit, të gjithë e bënë këtë. Kur e keqpërdor këtë si politikan, të mungon diçka njerëzore. Në këtë kontekst nuk mund të jenë më të mirë se Enver Hoxha. Mendësia është e njëjtë.”, tha ai.

Mehmeti ndër të tjera tha se Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që duan pushtetin. Sipas tij, kryeministri aktual nuk rrëzohet me votë. Ndërsa për korrupsionin u shpreh se nuk duhet ta luftoj Prokuroria e Posaçme, por institucioni.

“Këtë kryeministër me votë nuk e rrëzon dot askush. Ky është mendimi im. Ai ka shumë para, i ka gjithë të pasurit pranë vetes. Erdhi në pushtet me parimin që të bashkohen gjithë qelbësirat, vetëm të fitojë. Këtu një votues është më i lirë se një dele. Edhe në Maqedoni ndodhte e njëjta, sa më i padobishëm ishte aq më shumë vota merrte. U mbushën qytetet me protestues dhe më në fund iku dhe sot nuk është as në Maqedoni.

Në Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që e duan pushtetin. Synim kanë pushtetin, jo shtetin. Përndryshe do të jepnin një platformë për shtetin. Këtu do të vijë koha kur kam frikë se do jetojnë vetëm ushtarët partiakë. Këtu partitë ende do të copëtohen. Çdo pasanik do ta ketë partinë e vetë, ka filluar ai proces. Personi që ka para i bën këtu 2 deputetë kur të ketë qejf. Nëse nuk ndërpritet ky proces kjo do të ndodhë.

Mjerë shteti që duhet ta ndërtojnë gjykatat dhe policia. Kur faktorët më të rëndësishëm për një vend janë gjyqësori dhe policia do të thotë se s’ka shtet. Korrupsionin nuk duhet ta luftojë SPAK, por institucioni. Nëse në bashki për shembull ka 4 të akuzuar për vjedhje, aty duhet të fillojë menjëherë rindërtimi. Nuk mundet SPAK të zbulojë gjithë hajdutët dhe të korruptuarit e vendit. Duhet gjithë shoqëria. Drejtësia është vetëm një shtyllë, ku është arsimi, shëndetësia, të shkatërruara.

Nuk di detaje për Metën, por mund të them se askush nuk e do SPAK sepse është pasqyrë ku të gjithë e shohin shëmtinë e vetë, në mos frikën. Dalëngadalë ata janë duke e bërë. Ne ndërtuam një shoqëri ku nuk ka vend për ndershmërinë, ky sistem nuk e duron nëpunësin e ndershëm. Shqipërisë nuk ia zgjidh problemin SPAK. E keqja e ka fundin e vetë, çdo kohë lind heronjtë e vetë.

Shqipëria duhet të ushqehet me një frymë tjetër, që edhe qytetari të ketë më shumë ndjeshmëri ndaj shtetit se pushtetit. Në Shqipëri mund të shkatërrosh shtetin, por nuk të lënë të prekësh pushtetin. Shqiptari mesatar duhet të ndjejë se shteti është i tiji, jo i PS apo i PD”, u shpreh ai.

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING