Connect with us

Politike

Rama po kërkon të mbrojë një krim shtetëror

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë!

Sot është shuar çdo iluzion që Kryeministri i Shqipërisë do të reflektonte qoftë edhe një milimetër të vetëm, në raport me të gjithë sjelljen kriminale dhe mashtruese të demonstruar në të gjithë këto ditë tragjike dhe që janë demonstruar anë e mbanë vendit.

Përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Sot qytetarët shqiptarë prisnin në mënyrën më normale dhe më korrekte, si detyrim kushtetues e shtetëror, që të gjithë ata që drejtojnë kupolën e policisë, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të gjithë të tjerët me radhë, jo vetëm të ishin shkarkuar, me qenë se ndërgjegjen për të dhënë dorëheqjen nuk e kanë, por të ishin në duart e drejtësisë, të ishin në gjendje arresti, masë kjo që merret dhe për krime e vepra penale nga më minoret e që në mënyrë normale ndodh përditë në gjykatat e Shqipërisë.

Sot shqiptarët prisnin që mashtruesit dhe fshehësit e krimit shtetëror, ata që guxuan që të ndjerin Klodian Rasha në komunikatën e parë t’i atribuonin një armë për të justifikuar gjoja mbrojtjen e një shteti i cili vret pas shpine, pra qëllon pas shpine e tenton t’i lërë krimin në dorë viktimës së shkretë. E pasi kjo alibi ra, e dyta më e shëmtuar se e para, ishte mbushja e opinionit publik me idenë se i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me precedentë penalë, i dyti hap i poshtër, mashtrues e kriminal kundër të ndjerit e kundra të gjithë shqiptarëve. E treta më e rëndë se e para, që i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me probleme psikike. Pra ishin gati ta vrisnin në mënyrë të njëpasnjëshme të riun 25 vjeçar, të cilin e ekzekutuan me plumba pas shpine, pak metra larg shtëpisë së tij. E në krye të gjithë kësaj alibie shtetërore është vetë Kryeministri, i interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, që klima e krimit shtetëror dhe terrori të mbizotërojnë në vend. E duke parë që kjo është krejtësisht e pamundur, merr përsipër që bashkëpunëtorët e tij në krim, t’i mbrojë me çdo kusht.

Para shqiptarëve ekziston një kryeministër mashtrues, demagog dhe për fat të keq i inkriminuar aq thellë, sa nuk ka guxim të ecë përpara. Ju sot dëgjuat që Kryeministri me gojën plot thotë që edhe sikur 500 mijë shqiptarë të dilnin, unë nuk e shkarkoj drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Por çfarë thotë ky njeri, kur është në opozitë, ky mashtrues dhe ky demagog? Po ua citoj fjalë për fjalë, pa lëvizur presjen, Edi Rama kur ishte në opozitë:  “Në rast se një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet, e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici përfundon pas hekurave. Kryeministri europian vërtetë dënon moralisht, dhunon dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit.” Edi Rama në opozitë u kërkon të tjerëve shkarkimin e të gjithë kupolës dhe ristrukturim, kurse Edi Rama në pushte edhe 500 mijë vetë po të dalin, nuk e shkarkojnë dot drejtorin.

Të nderuar qytetarë! Secili është sovran në zgjedhjen e tij, në shprehjen e vullnetit, në votën e tij, por asnjë shqiptar nuk thotë dot dhe nuk ka mundësi të thotë dot, që nuk ka përpara një mashtrues, një të inkriminuar dhe një njeri të bërë njësh me krimin shtetëror. Pasi, këto citime që u thashë çfarë thotë ky në opozitë e çfarë bën ky në maxhorancë, do të thotë që ky vetëm i mashtron e i poshtëron shqiptarët, e nuk preket që edhe t’i vrasë ata.

Krimi shtetëror nuk ka alibi. Drejtësia sot, a pak orë më pas, a pak ditë më pas, a pak javë më pas, është e pamundur të mos dalë. Të tërë ata që kanë iluzionin që do të fshihen pas potureve apo panolinave të Edi Ramës, gabojnë rëndë dhe vetëm rëndojnë shumë e më shumë pozitën e tyre. Drejtësia vonon, por nuk harron! Faleminderit të gjithëve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Shkarkimi nga detyrat i dy deputetëve nga Bardhi, shpërthen Murrizi: Kaq trapa na mendoni të gjithëve?

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi ka reaguar për zhvillimet më të fundit brenda kampit opozitar, ku Gazment Bardhi në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD, ka shkarkuar nga detyrat e tyre deputetët Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri duke i akuzuar këta të fundit për “amnistimin e Xhaçkës”.

Me tone të forta ndaj Gazment Bardhit, Murrizi shkruan se ky i fundit nuk ka asnjë tagër për shkarkimin e Agalliut dhe Pampurit nga detyrat që kanë në grupin parlamentar, duke theksuar se Bardhi është nënkryetar i grupit të Rithemelimit.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Po habitem shumë nga kjo qe po lexoj dhe me duket tallje ose lajthitje nga monopauza

Ore çpun ka “ nenkryetari” i emëruar pa vota tek rithemelimi dhe kryetar i grupit parlamentar te kësaj force politike me deputetët e Lul Bashës????

Ky mendon qe eshte kryetar grupi edhe per Noken, Palokën, Vokshin, Gjekmarkajn, Tritanin, Luanin, Oerdin etj qe janë pjesë e rithemelimit, edhe për Bashën , Pampurin, Tasen, Alibeajn, Agalliun etj qe jane tek Basha??????

Se Berishen e kanë perjashtuar bashke me Bashen ne 8 shtator 2021 dhe vazhdon ta mbaj jasht grupit te rithemelimit

Çfare mase mund të marrë kryetari i një grupi parlamentar per deputete qe jane ne nje grup tjeter parlamentar a mund te na e thote Gazi se po na fyeni injorancen mor debila????

Ose na e thoni hapur qe jeni te gjithë bashkë në te njenjtin grup parlamentare perveç Berishes

Po si thote Gazi qe Pampuri dhe Agalliu do te “shkarkohen” nga pozicionet qe mbajnë në emer te grupit kur ata e kanë shkarkuar Gazin nga çdo funksion që Gazi kishte ne partine e tyre “pro” Amerikane??????
Ore kaq trapa na mendoni të gjitheve????
Apo aq trapa sa jeni vete si tufe ju dukemi te gjithe si vetja???
Nuk e di a ka reaguar dikush ne mbledhje grupi apo kane duartrokitur traplliqet e Gazit dhe ka heshtur siç heshten ne shkurt 2019 kur Basha dhe Gazi i vendosen ne rresht si dele per tu mare firmat qe te dorezonin mandatet e deputetit??

Atehere i “mirekuptova” se rrinin si vemje me shpresen qe do ishin perseri ne liste nga Basha ne zgjedhjet e radhes edhe pse gjysmes jua futi

Por tani mendoni prap se listat e 2025 do ti bej Gazi, Agroni dhe Flamuri apo ndonje endrrimtare tjeter dhe prandaj rrini si vemje????
Hahahahaha po nese kjo parti, ky subjekt politik, kjo opozite quajeni si te doni deri ne 2025 do te ngelet ne dore te Bardhit, Gjekmarkajt, Nokes e ndonje tjetri, atehere per çfare ju duhen listat se as ka per ti pjerdhur kush nese jeni në këtë bote apo keni shkuar ne ps
Megjithmend mendoni se keni aq popullaritet tek qytetarët OPOZITARE sa mund te jeni ju “ liderat” e opozites ne 2025 ??????
Nuk e besoj kurre qe te keni avancuar kaq shume ne endrrat tuaja, por nese kjo ka ndodhur une besoj fort qe Shqiptaret nuk jane njesoj me Ju.

Continue Reading

Politike

Ironia e deputetit Agalliu për Gaz Bardhin: Pitkin, mos bëj pirueta …

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili mban edhe postin e Sekretarit të Grupit Parlamentar të PD zyrtare, Arbi Agalliu ka reaguar pasi Gazment Bardhi paralajmëroi se do ta shkarkojë së bashku me Orjola Pampurin, pasi sipas tij kanë mbajtur një qëndrim pro Olta Xhaçkës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Agalliu ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “Pitkin”.

Ai thotë se ka qenë i parë që ka denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

“Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë. Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mendte e nuk di ç’flet”, shkruan deputeti demokrat.

 

Continue Reading

Politike

“Janë bërë bashkë me Edi Ramën”/ Bardhi shkarkon dy mbështetësit e Bashës

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar sot me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri.

Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.

Oriola Pampuri mbante postin e zëdhënëses së grupit parlamentar Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliun, postin e sekretarit të grupit.

Ai theksoi se është e papranueshme që dëshirojnë të varrosin çështjen ashtu si Edi Rama, ndërsa shtoi se edhe pse ka pasur respekt kjo është një vijë e kuqe.

Gazment Bardhi: Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për t’i dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme./vizionplus.tv

Continue Reading

Politike

Përplasje në mbledhje/ Shehu propozon të mbrohet Berisha me ‘qëndrim të egër’

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ka patur diskutime mes ligjvënësve opozitarë edhe për veprimtarinë e tyre në Parlament.

Raportohet se kreu i grupit, Bardhi ka zbuluar se opozita do të këmbëngulë për për mocionin me debat nesër për drogën dhe Xibrakën, si edhe do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese përsëri mandatin e Olta Xhaçkës.

Po ashtu ai ka orientuar deputetët se do të diskutojnë tek të gjitha gjitha pikat e rendit të ditës për të cilat do votojnë kundër, përveç marrëveshjes me BE.

Sa i përket një shqetësimi të deputetëtve për lënien jashtë grupit të Sali Berishës nga një vendim i Kuvendit, ai u shpreh se anëtarësimi në grup sipas rregullores është me vetë deklarim.

 

 

Bardhi shtoi se demokratët nuk duhet të bien në kurthin që të kthehen përsëri tek përqendrimi i debatit publik për grupin, ndërsa nënvizoi se kryetar i partisë është Sali Berisha.

Nga ana tjetër deputeti Tritan Shehu ka kërkuar që të mbahet një qëndrim i egër nga ana e Grupit Parlamentar për të mbrojtur Sali Berishën dhe për ta përfshirë në grup, duke propozuar që t’i dërgohen letra ndërkombëtarëve.

Sakaq, Bylykbashi ka sqaruar atë që përcakton rregullorja për këtë rast, duke propozuar që të përdoret kjo metodë. Të këtij mendimi kanë qenë edhe deputetët Flamur Noka dhe Luan Baçi.

Pjesë nga diskutimet:

Gazment Bardhi: Kalojmë tek çështjet e rendit të ditës. Do këmbëngulim për mocionin me debat nesër për drogën dhe Xibrakën. Do të dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese përsëri mandatin e Xhaçkës. Do të diskutojmë tek të gjitha pikat e rendit të ditës për të cilat do votojmë kundër, përveç marrëveshjes me BE. Për çështjen e cila ka nisur si diskutim dhe kam marrë shumë shqetësime nga ana juaj në chatgrupin tonë (I referohet grupit të Whatsappit ku shumë deputetë kanë shprehur shqetësim për vendimin e Kuvendit për të lënë jashtë grupit Berishën dhe se duhet të bëhet betejë që të futet në Grupin Parlamentar të PD-së), ju sqaroj se kjo nuk është çështje e kryetarit të grupit, sepse anëtarësimi në grup sipas rregullores është me vetë deklarim. Unë mendoj që ne nuk duhet të biem në kurthin që të kthehemi përsëri tek përqendrimi i debatit publik për grupin.

Interesi i Edi Ramës është të na rikthej në debatin për grupin parlamentar, prandaj e luajtën në publik prej disa ditësh me këtë; një herë 35 anëtarë, një herë 38 anëtarë, sot e kishin bërë 42 anëtarë. Ne jemi grupi parlamentar i PD dhe kryetar i PD është Sali Berisha. Tani nga kjo kuptohet i gjithë absurdi i kësaj. Ne e dimë shumë mirë se kush është i përfshirë në grup parlamentar, që nga data 5 Shtator 2023 dhe nuk presim njohje nga Edi Rama për këtë mendoj. Grupi nuk ka një procedurë për futjen e deputetëve në grup, sepse kjo është me vetëdeklarim në Kuvend, pa përfshirjen e grupit. Psh para disa kohëve është përfshirë në grup kolegia Merita Bakiu, është vetëdeklaruar dhe është përfshirë pa u përfshirë grupi në këtë çështje. Mospërfshirja e z. Berisha që në nisje të kësaj Legjislature është bërë nga Kuvendi me interpretimin që nuk është tek lista fillestare që ka sjell Partia, para krijimit të grupit. Problemi nuk është tek ne. Në çdo rast më thoni çfarë shqetësimi kemi dhe si e adresojmë.

Tritan Shehu: Qëndrim të egër  duhet të mbaj Grupi Parlamentar për të mbrojtur Sali Berishën, për ta përfshirë në grup, madje duhet edhe t’u dërgojmë letra ndërkombëtarëve, ku t’i informojmë për burgosjen politike të kreut të opozitës. Duhet të mendojmë një procedurë, të marrim vetëdeklarimet, të bëjmë diçka.

Oerd Bylykbashi: Rregullorja sqaron sesi behet anëtarësimi në grup (lexon nenin e rregullores). Pra vetëdeklarim dhe lista e KQZ. Këtë mendoj ta përdorim, por e vendosim.

Flamur Noka: Po kjo mund të behet mendoj.

Luan Baçi: Edhe unë mendoj si kolegët. Ne jemi shumica e grupit, të analizohet rregullorja dhe të bëhet.

Gazment Bardhi: Dakort. Për problemin që ngriti Albana, kam takuar Kryetaren e Kuvendit për këtë shqetësim dhe e kam kërkuar të mos pengohet funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare (TIMS-i dhe koncensionet në shëndetësi). Kryetarja e Kuvendit më ka konfirmuar  që nuk ka asnjë vendim politik të PS për t’i bllokuar komisionet dhe keqkuptimet që janë krijuar duhet të zgjidhen. Nëse ka pengesa duhet të ulen dy kryetarët me dy nënkryetarët që të përcaktojnë vijimin, dhe të gjitha shkresat për informacion më është konfirmuar që nuk do pengohet asnjë, do të kalojnë dhe nuk do të këtë asnjë pengesë.

Continue Reading

Politike

“Kam patur respekt, por…”/ Bardhi: Agalliu dhe Pampuri mbështetën Xhaçkën

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar sot me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.

Ai theksoi se është e papranueshme që po duan të varrosin çështjen ashtu si Edi Rama, ndërsa shtoi se edhe pse ka pasur respekt kjo është një vijë e kuqe.

Gazment Bardhi: Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING