Connect with us

Politike

Rama prezanton “Besa” për mandatin e katërt, shpjegon çfarë fshihet pas saj

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar qasjen e re të punës për mandatin e katërt qeverisës, të cilën e ka quajtur “Besa”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shpjeguar se kjo metodë mbështetet në katër shtylla kryesore: besim, empati, shërbim dhe angazhim.

Sipas Ramës, sfida kryesore e ciklit të ri politik është rikthimi i besimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Ai ka deklaruar se besimi nuk rikthehet përmes deklaratave, por përmes një pune të vazhdueshme dhe një administrate më pranë njerëzve.

“Besa” është prezantuar nga kryeministri si mekanizmi që do të shoqërojë atë që ai e ka cilësuar “Rilindja 2.0”, një fazë e re politike pas katër mandateve në pushtet.

Rama ka theksuar se qëllimi është që institucionet të funksionojnë me më shumë empati dhe shërbim ndaj qytetarëve, duke e lidhur këtë proces me rikthimin e besimit të humbur.

Advertisement