Connect with us

Politike

Rama publikon pamjet: Bypass-i i Shëngjinit “projekt kyç” për turizmin në veri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga punimet për Bypass-in e Shëngjinit.

Rama e cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në veri të vendit.

Sipas tij, ky aks rrugor do të shmangë trafikun në qendër të Shëngjinit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjin me Rana e Hedhun dhe më tej me Velipojë.

“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri

Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën

I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës

Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027,” shkruan Rama.

Advertisement