Connect with us

Politike

Rama takon Presidentin e Azerbaixhanit: Projekte për…

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka takuar ditën e sotme Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Aliev.

Rama: Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.

Advertisement