Connect with us

Politike

Rama tregon të vërtetën për 100 mln eurot për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit

Rama tregon të vërtetën për 100 mln eurot për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit

Kryeministri Edi Rama mohon që qeveria po planifikon të shpenzojë edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier për t’u rikthyer te strategjia e riciklimit. Bëhet fjalë për një shkrim të BIRN të mbështetur në një draft-dokument i qeverisë shqiptare i “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026 ku renditetsi projekte “Unike me rëndësi kombëtare” të investimeve publike edhe krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Rama thotë se media ka keqinformuar. Duke bashkangjitur fletoren zyrtare sqaron se kemi të bëjmë me një  dokumenti orientues ku dhe shumat nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative.

Reagimi i plote

Asaj shprehjes popullore, “hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot”, po i bashkangjis si adresë Fletoren Zyrtare, ku çdo shejtanbudalla nga ata që e kanë nxjerrë nga nuk e di ku, se qeveria paskej vendosur 100 e kusur milionë për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit në Dokumentin e Politikave Prioritare, mund të gjejnë se çfarë ka vendosur në fakt në atë dokument qeveria në mbledhjen e miratimit të tij, e pastaj mund t’ia tregojnë publikut, ndërkohë që për sa na takon nuk kemi vendosur asgjë të tillë! Me këtë rast sqaroj se shumat e përcaktuara në këtë lloj dokumenti orientues janë shuma që nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative, ndërkohë që guri 100 e kusur milionësh s’ka asnjë lidhje as me këtë dokument, as me ndonjë vendim tjetër tonin! Në mbyllje, mediave “investigative” që marrin pjesë në hedhje gurësh në mexhelis, u lutem të mos harrojnë t’u drejtohen edhe burimeve zyrtare, qoftë edhe për të larë gojën, sepse mund t’i kursejnë vetes figurën e keqe të të keqinformuarit që keqinformon, ndërkohë që misioni i tyre është ta informojnë publikun duke e mbrojtur nga keqinformimi

Lidhur me kete çështje upyet edhe nga gazetarët sot në konferencë

Gazetarja: Së fundmi, në politikat prioritare është përgatitur një program ku janë parashikuar 113 milion euro, të cilat do të përdoren për menaxhimin e mbetjeve në këto dy qytete, të Elbasanit dhe të Fierit. Në politikat prioritare, në dokumentin, i cili disponohet edhe nga BIRN, i cili është bërë edhe publik për mediat, thuhet se faza e fundit do të jetë riciklimi dhe jo incenerimi. Tashmë që ne kemi dy inceneratorë aty dhe tashmë ata nuk funksionojnë, a kemi dështuar me incenerimin në këto dy bashki dhe i jeni rikthyer nismës së Bashkimit Europian që faza e fundit të jetë riciklimi dhe incenerimi ndoshta shumë, shumë më vonë. Isha e qartë?

Kryeministri Edi Rama: Ju jeni gjithmonë të qartë në paqartësinë tuaj sepse nuk di se sa herë duhet shpjeguar dhe si mund të shpjegohet që përpunimi i mbetjeve bëhet me para, nuk bëhet me frymën e shenjtë. Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë impiantet të funksionojnë. Njëra është të paguajnë qytetarët, duke rritur taksat e tyre, njëra është që shteti të mbështesë qytetarët që ata mos paguajnë atë që kushton kjo punë. Si i bëhet për ta shpjeguar këtë. Në çfarë forme? Investimet janë bërë aty, për ato gjëra që kanë ndodhur ka pasur mangësi dhe nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional siç do makineri tjetër që herë pas here kërkon pjesën e përkujdesjes së remontit e të tjerë, pra është një investim i bërë, është pronë e bashkisë Elbasan. Pra, gjatë gjithë periudhës është ndërtuar impianti dhe njëkohësisht iu është hequr qytetarëve nga koka reja e zezë e helmit me të cilin jetonin të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë familjarët që banonin në Elbasan, por funksionimi nëse alternativa nuk është që t’i hedhi plehrat në lumë, se është dhe ajo pa lek dhe kushton pak. T’i mbledhim plehrat, t’i hedhim në lumë siç janë hedhur në të gjitha vitet e atyre që sot shqetësohen. Nëse alternativa nuk është kjo, por është ajo që bën bota e qytetëruar, atëherë përpunimi i mbetjeve kushton. 

Edhe përpunimi i mbetjeve në landfillet që ne kemi ndërtuar kushton, kushton shumë para. Kur unë kam qenë Kkryetar i Bashkisë kam dashur që ta bëj një impiant të tillë dhe nuk e kam bërë dot sepse kostoja ishte shumë e lartë. Bashkia nuk mund të vinte ato fonde në dispozicion dhe qytetarëve nuk mund t’i kërkohej të paguanin secili tarifën për të bërë atë punë. Pra, shikoni një shifër dhe filloni fantazoni. “Nuk punojnë ato”. Ato punojnë dhe Fieri ka nevojë për një pjesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi. Do ta marri bashkia e Fierit, do ta bëjë dhe atë pjesë të fundit dhe do futet në funksion. Çfarë pyetje bëni tani? “Do kthehet, nuk do bëjmë këtë atë, nuk do bëjmë atë”.  Do i bëjmë të gjitha! Siç është plani për t’i bërë. Nuk e kuptoj pyetjen realisht se nga mënyra si e thoni ju duket sikur janë vënë 113 milionë që të bëjmë një gjë nga e para. S’ka lidhje fare. Dhe ndërkohë mos harroni që kemi ende probleme në Shqipëri me hotspote dhe pse janë pakësuar shumë. Shqipëria ka qenë e mbytur me plehra. Unë habitem! E keni ju parasysh këtë gjë? Meqë keni vajtur te Kadastra, do ju jap përgjigje dhe për kadastrën. Keni vajtur te kadastra dhe keni parë që nuk funksionon. Keni parë ju një shembull që nuk funksionon. Po keni në arkivat tuaja plot se çfarë ka qenë Shqipëria përpara se ne të ndërmerrnim gjithë këtë politikë dhe gjithë këto hapa. Kështu që, ata të cilët në këtë proces kanë abuzuar nuk e errësojnë dot fare as qëllimin  e lartë, jo të mirë por të lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fyt dhe as rezultatet e kësaj pune që janë evidente. U vu Tirana në administrim nga shteti. Si mendoni ju tani, do bëhet pa lek ajo punë? Nuk do kushtojë meqë e mori shteti? Do vazhdoje të bëhet me para se përndryshe nuk funksionon. Shumë e thjeshtë, nuk funksionon. I kemi thënë këto gjera 1000 herë dhe vazhdon e njëjta histori. Për mua ajo histori është e mbyllur dhe shumë e qartë. Puna për të pastruar Shqipërinë do të vazhdojë. Le të hidhen përpjetë të gjithë ata që nuk e kuptojnë që për të pastruar Shqipërinë kushton. Kushton dhe do të kushtojë gjithmonë e më shumë, jo gjithmonë e më pak. Sepse është bukur t’i kesh miliona e miliona turistë, por e dini se çfarë do të thotë ndër të tjera. Do të thotë te kesh miliona e miliona konsumatorë më shumë dhe shumë më tepër mbetje. Si i bëhet kësaj pune? Kështu që kjo punë do vazhdojë. Ndërkohë që, pjesa tjetër duhet të vazhdojë deri në fund. Dhe atë po e bën SPAK-u, po e bën gjykata speciale. Duhet ta bëjnë deri në fund, do t’ia nxjerrin të gjithë ujin e zi asaj historie. Por gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë dhe ku këto nisma kanë pasur rolin e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri bashkë me to që i kishte plehrat në të katra anët janë sot ndryshe.

Kështu që, kanë një shprehje të bukur italianët. Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja vazhdon rritet. Kështu e shoh unë.

Politike

“Deklaratat e opozitës greke, befasuese”, Rama: Vizita ime s’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me takimin e tij të ardhshëm në Athinë, duke u shprehur se deklaratat e opozitës greke për këtë ngjarje janë befasuese.

Ai u shpreh duke cituar homologun grek Mitsotakis se, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet që japin.

Rama theksoi se vizita e tij e ardhshme në Athinë nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Reagimi i plotë:

 

 

Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë 🇦🇱❤️🇬🇷

. pjesa tjetër është thjesht zhurmë e sfondit.

Continue Reading

Politike

Vizita e Ramës në Athinë/ Media greke: Provokim, në të njëjtën datë me arrestimin e Belerit

Media greke SYRIZA i ka kushtuar një artikull takimit që pritet të mbajë Kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë më datë 12 Maj. SYRIZA  e quan takimin e Ramës si një provokim nisur nga fakti se në 12 Maj është edhe përvjetori i paraburgimit të Kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shit-blerje votash pak para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Më tej media hedh akuza edhe drejt homologut të Ramës, Mitsotakis, se ky i fundit përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake.

 “Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit. Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”,- shkruhet në artikull.

Continue Reading

Politike

SPAK konfirmoi rinisjen e hetimit për Olsi Ramës/ Reagon kryeministri: B-ja i vogël me gojën e madhe…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi për dosjen Xibraka. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se me veprimin që bëri Bardhi, prokuroria duhet që të ndajë të vërtetën nga shpifja.

Ndërkohë që vetë disa hërë ka thënë se nuk ndërhyn dhe komenton në çështjet e drejtësisë dhe aq më pak të SPAK-ut, Rama i ka treguar sot se çfarë duhet që të bëjë prokuroria. Sipas Ramës kjo ka vetëm 2 rrugë, ose Bardhi ka zbuluar një trafikant në rrethin e tij familjar dhe se i vëllai duhet të futet në burg, ose ndryshe Bardhit duhet që t’i vendosen në gojë proteza e ligjit.

Postimi i Plotë

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull! Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale. Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka njoftuar se SPAK i ka kthyer një përgjigje në lidhje me denoncimin e bërë nga vetë ai për dosjen “Xibraka”. Bardhi shkruan se SPAK ka konfirmuar se ka rinisur hetimet për akuzat e përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratorin e drogës. Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Continue Reading

Politike

PD nuk i përgjigjet propozimit të Ramës, Basha dhe Meta kundër nismës për luftën ndaj korrupsionit

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë treguar të kujdesshëm në raport me nismën e lançuar nga kryeministri Edi Rama për të krijuar mekanizma të reja për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë e vitit 2030 në Bashkimin Evropian.

Si rrallëherë në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dalë në një fjalim të shkruar ku theksohej se opozita mbështet çdo reformë që i shërben integrimit

“Mbështetja jonë pa kushte ndaj çdo reforme që kërkon Bashkimi Europian, nuk ka qenë as e imponuar, as e shtirur, por buron nga ADN e forcës sonë politike që u krijua me misionin ‘Për Shqipërinë si gjithë Europa’. Prandaj çdo reformë, çdo iniciativë, çdo propozim që krijon mundësinë për ta çuar përpara këtë mision të Partisë Demokratike do të ketë kontributin tonë”, tha Bardhi

Por ajo që ra në sy në fjalën e Bardhit është se grupi më i madh parlamentar i opozitës nuk ka një qëndrim të qartë për ofertën e kryeministrit Edi Rama për të votuar një rezolutë e për të ngritur një komision të posaçëm që do të realizojë reformat kundër korrupsionit.

“Kur çështja e komisionit të vijë në parlament do te keni dhe qëndrimin e PD”, tha Bardhi.

Por krejt ndryshe nga Sali Berisha, Lulzim Basha i cili mban logon e PD e ka vendosur të mos bëhet pjesë e komisionit të posaçëm të propozuar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama. Numri dy i PD Enkelejd Alibeaj, deklaroi se shumica socialiste synon të përdorë këtë mekanizëm për të ndërhyrë në reformën në drejtësi e për t’i bërë presion SPAK-ut.

“Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në reformën në drejtësi nëpërmjet Parlamentit. Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton”, tha Alibeaj.

Edhe Partia e Lirisë nuk do të jetë pjesë e kësaj iniciative të mazhorancës në parlament. Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët theksoi se nuk beson tek asnjë mekanizëm i propozuar nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij është përgjegjës për nivelin e korrupsionit në vend.

“Nuk e kuptoj ç’është ky komision i posaçëm se ky është një vend që mbeti falë rilindjes duke u bërë laborator eksperimentesh të posaçme. Nuk mund të ketë një komision të posaçëm të ideuar nga Edi Rama që mund të synojë ti shërbejë kushtetutës”, tha Meta.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama njëherësh kryetari i Partisë Socialiste prezantoi vizionin e tij për një reformë të thellë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Rama propozoi miratimin e një rezolute dhe ngritjen e një komisionit të posaçëm, duke ftuar opozitën t’i bashkohet në këtë betejë.

Continue Reading

Politike

Habit Gjergj Luca: Të festojmë 8 Majin, ditën e gomarit

Drejtuesi i kompanisë Rozafa, Gjergj Luca, ka habitur me një video të publikuar këtë të mërkurë në rrjete sociale, ku shprehet se 8 Maji është festë, pasi sipas tij është Festa e Gomarit. Në një background me logon e “1 Majit” e njohur gjerësisht si “Dita e Punëtorëve”, Luca shprehet se sot është festa e kafshës më besnike për njeriun (gomarit), dhe të gjithë duhet ta festojnë.

“Pasi festuam 5 majin ditëlindjen e Skënderbeut, më duket se po ju kalon pa e kuptu 8 maji, po aq e rendesishme sa 1 Maji. 1 Maji dita e Punëtorëve, 8 Maji dita e kryepunëtorit. Sot është Festa e Gomarit… kafsha besnike e njeriut që i ka shërbyer prej mijëra vitesh dhe kurrë nuk është ankuar. Të gjthë duhet të festojmë. Një nga miqtë më të mirë të mitë që më kujton punën është gomari”,- shprehet Luca mes të tjerash.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING